KQZ shtyn vendimin per mbetjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për mbledhjen e së enjtes vendimmarrjen mbi kërkesën e paraqitur për zhvillimin e një referendumi popullor, i cili ka për qëllim shfuqizimin e një pjese të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Komisionerët janë përfshirë në një debat mbi mijëra firma dhe formularë, të cilat pas verifikimeve shkencore kanë rezultuar si të manipuluara. Kështu, nga 65.649 nënshkrime, janë vërtetuar se 8449 të tilla, kanë pasur probleme. Këto janë vërtetuar nga verifikimet shkencore të kryera nga Institutit të Policisë Shkencore, sipas të cilave rezultoi se 70% e nënshkrimeve nga kampioni i dërguar, ishin të falsifikuara.
Por, konstatimet nga ana e laboratorit të Policisë, kanë shtyrë përfaqësuesin e Partisë Demokratike në KQZ, të deklaroi se problemi është më i madh.
Nga verifikimet e bëra, rezultojnë një sërë problemesh, që lidhen me i njëjti person ka hedhur firmën për më shumë persona, si dhe nuk janë respektuar shumë nga elementët e vendimit të KQZ- për plotësimin e formularit.