Kanada shembet tavani i nje qendre tegtare
Një person besohet se ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur nën rrenoja, pasi tavani i një qendre tregtare u shemb në Ontario të Kanadasë, thonë burime policore.
Tavani i qendrës “Algo center mall” në Elliot Lake, u shemb që të shtunen, por pasiguria dhe frika ka penguar punonjësit e ekipeve të shpëetimit të depërtojnë nën rrënoja.
Megjithatë pamjet nga vendngjarja ku duket dora dhe këmba e një njeriu dëshmojnë se një njeri ka vdekur dhe sipas burimeve zyrtare edhe një tjetër person besohet se ndodhet nën rrënoja, pasi u dëgjua një zë. Ekipet e shpëtimit shpuan murin në përpjekje për të gjetur burimin e zërit, por ishte e pamundur hyrja më tej, pasi ndërtesa ishte e paqendrueshme.
Policia tha fillimsht se 9 persona i mungonin listes, por më pas numri u ndryshua pasi njerëzit u gjetën.
Dëshmitarët e përshkruan shembjen si një tërmet të vogël. Shkaku i shembjes se ndërtesës është i paqartë, megjithëse thuhet se qendra tregtare kishte probleme me rrjedhjen e ujit nga tavani. “Shprehim ngushëllimet tona për familjen e viktimës dhe mbështetje për gjithë të plagosurit”, tha djali i pronarit të qendrës tregtare.
“Ne jemi duke bashkëpunuar me autoritetet dhe do tëe vazhdojme më tej për t’ju garantuar atyre ndihmën që ata kanë nevoje”, shtoi me tej ai.