E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër kandidat për të blerë Hondën

Njeriu i dytë më i pasur në botë, meksikani Karlos Slim, duket i interesuar për blerjen e skuadrës së Hondës. Pas Devid Riçards, shefit të "Prodrive", në të ardhmen e Hondës shfaqet edhe një nga njerëzit më të pasur të globit, Slim, i cili kontrollon kompaninë e telekomunikacionit "Telex". Në ditët e kaluara, sipas "The Sun", Slim ka mbërritur në zonën e përgjithshme të skuadrës në Mbretërinë Bashkuar. Megjithatë, e përditshmja britanike thekson se edhe pas bisedimeve të gjata, ende nuk është vendosur asgjë përfundimtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›