E Hënë, 2 Nëntor 2026

elsi nis fazen pergatitore ne Tailande

Çelsi ka zgjedhur zgjedh Tailandën për të nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Të drejtuar nga Zhoze Murinjo, Blutë e Londrës janë pritur si heronj në Bankok nga qindra tifozë që ndodheshin në aeroport.
Skuadra angleze ka në program tre ndeshje miqësore, përpara se të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një tjetër fazë përgatitore.
Gjatyë kësaj kohe Murinjo duhet të mendojë edhe për merkaton. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, Çelsi nuk ka qenë shumë aktiv në fushatën e tranferimeve.
Klubi anglez pret momentin e duhur për të bërë “goditjen e madhe”.
Në krye të listës së dëshirave të Zhoze Murinjos është Uejn Runi. Sulmuesi i Mançester Junajtid mund të ndryshojë skuadër dhe Çelsi shihet si destinacioni i ardhshëm.
Klubi londinez ka nisur prej kohësh tratativat, ndërsa është gati të paguajë 40 milionë euro për futbollistin.
Në pritje të ngjarjeve të reja, Zhoze Murinjo mund të surprizojë sërish duke rikthyer në “Stanford Bridge” sulmuesin Didie Drogba.
Futbollisti afrikan luajti sezonin e fundit me Gallatasarain në Turqi, por është gati të pranojë ofertën e Çelsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›