E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zlatan Ibrahimovic kthehet serish protagonist ne merkato

E çuditshme do të ishte sikur ai të mungonte në merkato…
Është vonuar, por Zlatan Ibrahimoviç kthehet sërish protagonist.
Mançester Siti dhe Reali i Madridit kanë hyrë në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit suedez.
Klubi anglez kërkon të plotësojë vendin bosh në sulm, pas largimit të Mario Balotelit dhe tani të Karlos Tevez.
Zlatan Ibrahimovic është ai që i duhet për një skuadër kompetitive që sezonin e ardhshëm do të synojë sërishn titullin kampion.
Po ashtu, Mançester Siti është gati të pagujë 25 milionë euro që do të bindnin Paris Sent Zhërmen të heqë dorë nga sulmuesi.
Gjithsesi, anglezët duhet të mundin edhe rivalitetin e Realit të Madridit.
Zlatan Ibrahimoviç është futbollisti që trajneri i ri Karlo Ançeloti kërkon me ngulm.
Sipas mediave spanjolle, menaxheri i futbollistit ka vizituar selinë e klubit madrilen për të mësuar ofertën e Realit, që duhet të jetë më e lartë se e Mançester Siti.
Klubi anglez është i favorizuar edhe për faktin se Zlatan Ibrahimoviç preferon Premier Ligën si një tjetër aventurë të re në karrierën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›