Çelsi ofron 25 milionë euro për Pirlon
Çelsi luan kartat e fundit për të ndërhyrë ndërmjet Kakas dhe Realit të Madridit, por tashmë, përjashto ndonjë surprizë të jashtëzakonshme, Kaka është lojtar i Realit dhe Çelsi ka nisur tratativa të reja me Milanin. Bëhet fjalë për Andrea Pirlon. Adriano Galiani para se të nisej për Madrid ka takuar Peter Kenjon, menaxherin e përgjithshëm të londinezëve dhe ka dëgjuar ofertat e tyre: 25 milionë për Pirlon, 40 për Paton. Tratativat do vazhdojnë vetëm për të parin.
Pato praktikisht është i pashijshëm, pas shitjes së Kakas që me 65 milionë euro do mbushë mirë arkat e klubit. Pato konsiderohet e ardhmja, Pirlo e tashmja ose e kaluara magjike. Gjeniu i mesfushës kuqezi tashmë 30 vjeç, fiton 6.5 milionë euro në vit, shumë për bilancet, dhe nuk shikohet si i pazëvendësueshëm tek moduli i Leonardos. Me të ardhurat nga shitja e tij dhe ato të Kakasë, Milani rregullon situatën financiare dhe i lejon vetes një merkato serioze gjatë verës.
Ndoshta kishte ardhur koha për një revizionim ë shtëpinë e Milanit. Me ikjen e Maldint, shitjen e Kakasë dhe Pirlos që me thënë të drejtën këto dy sezonet e fundit nuk kanë qenë në maksimum, Milani i hap rrugën rinovimit të klubit dhe hapjen e një cikli të ri për të garuar me Interin në Itali dhe për t’iu rikthyer lavdisë në Evropë.