E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve në mëdyshje për emrin e trajnerit të ri

Torino - Luçiano Spaleti mohon të gjithë zërat e fundit që e shohin atë në krye të Juventusit për sezonin e ardhshëm. Tekniku i Romës deklaron se nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, për më tepër, ai ka biseduar me Rosela Sensin për planifikimin e Romës së sezonit 2009-2010.

“Unë tek Juventusi? Nuk është absolutisht e vërtetë. Nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e këtij klubi. Për programin e Juves mund të flisni me ta, unë kam folur me doktoreshë Sensin për të ardhmen e Romës”, deklaron Luçiano Spaleti.

Aktualisht Juventusit i mbetën vetëm dy alternativa nga të përfolurat, e para është e Çiro Ferrarës, i cili e drejtoi këtë ekip në ndeshjet e fundit të këtij sezoni, dhe e dyta është e Spaletit. Ndërkohë, alternativa e Kontes fshihet, pasi ky i fundit ka firmosur për skuadrën e Barit, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›