Çelsi, "veteranët" largohen në gusht
Çelsi përgatit revolucionin për sezonin e ardhshëm. Pronari i klubit londinez, Roman Abramoviç, do të ndryshojë në mënyrë radikale kontingjentin e skuadrës, duke larguar disa prej "veteranëve". Lajmi bëhet i ditur nga "News of the World", e cila theksonte se manjati rus është i gatshëm të shesë qendërsulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, fantazistin portugez Deko dhe mesfushorin gjerman Mikael Balak. Nga largimet e këtyre tre lojtarëve, në "Stemford Brixh" shpresojnë që të përfitojnë të paktën 35 milionë sterlina, para të cilat do të shpenzohen për të afruar lojtarë të talentuar dhe me moshë të re. Një burim pranë Abramoviçit saktësoi: "Duket se Çelsi nuk do ta fitojë titullin në Angli për të tretin vit radhazi dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e klubit. Roman mendon se ka ardhur koha të rifreskojë skuadrën, në mënyrë që të ulet mosha mesatare. Lojtarët ‘e vjetër‘ do të shiten dhe me këto para do të afrohen të rinj, që mund të bëjnë diferencën me aftësitë e tyre".
Spastrimeve nuk do t‘i shpëtojnë as Huliano Beleti, Paolo Ferreira dhe Hilario. Te blutë militojnë tetë lojtarë me moshë mbi 30 vjeç dhe ndryshimi duket më se i nevojshëm. Gjithsesi, mosha e madhe nuk do të jetë një parametër që do të merret parasysh për Frenk Lampard dhe Rikardo Karvajon: mesfushori anglez dhe mbrojtësi portugez mbeten dy prej kolonave, nga ku do të rindërtohet Çelsi i së ardhmes. Ndërkohë, nëse do të vinin oferta interesante, nuk përjashtohen as largimet e Florent Maluda, Branislav Ivanoviç dhe Salomon Kalu.