Totenhemi ëndërron Devid Bekham
Herri Redknap, trajneri i Totenhemit, ëndërron që të rikthejë Devid Bekham në kampionatin anglez. Mesfushori 33-vjeçar vendosi të zgjasë huazimin te Milani nga Los Anxhelos Galaksi deri në fund të sezonit, me shpresën se do të jetë në Kombëtaren e Kapelos për Botërorin 2010. Në qershor ai kthehet në MLS (kampionati amerikan), ndërsa në janar 2010 mund të transferohet përfundimisht te kuqezinjtë. Por, Redknap mund të prishë planet e italianëve. "Jam një tifoz i Bekhamit", tha trajneri i Totenhemit. "Është një lojtar model. Nëse do të kisha mundësi ta blija, nuk do të mendohesha dy herë".