eshtja D prezanton punimet e artisteve te gjinive te ndryshme
"Çështja D" titullohet ekspozita e cila ka mbledhur emrat më të njohur të artit pamor në vend, duke sjellë një prezantim ndryshe në mediumet e artit. Ekspozita ka si kurator Ardian Isufin dhe kordinator Genc Përmetin, dhe në të marrin pjesë emra si: Albes Fusha, Arben Bajo, Ardian Kapo, Ilir Kaso, Genc Mulliqi, Vladimir Myrteza (Grosha), Najada Hamza, etj, por dhe artistë të njohur ndërkombëtarë. E gjithë ekspozita prezanton punët e 12 artistëve, të ndarë në gjini të ndryshme të artit, si skulpturë, instilacione, projekte arkitektonike
Sipas organizatorëve, ekspozita titullohet "Çështja D", sepse lidhet me dizajnin grafik si një lloj fillese, por e gjithë ekspozita është përtej dizajnit grafik, sepse të gjithë veprat e artistëve, të cilat vijnë si pasojë e përjetimeve të tyre kanë ngarkesë të një qëndrimi artistik. "Shumë objekte ose subjekte trajtohen si një lloj filtri dizajni, por gjithsesi vijnë si vepra të pastra artistike, ku çdo artist ka qëmtimin e tij artistik dhe ka një refleksion artistik mbi një temë të caktuar.
Fillesa e ekspozitës nis me një punë historike të Marcel Duchamp, i cili në një apartament të tij për ta bërë më funksional instalon një derë, e cila është plotësuese e tre dyerve. Pra kur njëra hapet mbyllet një tjetër duke na futur në një qëndrim filozofik të qenies humane, ku është kufiri në jetën tonë të përditshme. Ekspozita do të qëndrojë e hapur rreth dy javë për publikun.