Shqipja dhe gjuhet ballkanike vepra e 46 gjuhetareve
“Shqipja dhe gjuhët ballkanike” është vepra më e fundit që vjen si rezultat i punës së dy Akademive Shkencore asaj te Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë
vepër të rëndësishme janë të përfshira kumtesat shkencore të 46 studiuesve ballkanas ku sipas redaktorit te librit Akademikut Rexhep Ismajli gjuha shqipe zë vendin kryesorë dhe është ndër më të vjetrat si dhe greqishtja e vjetër.
Ndërkohë që gjuhëtari Kolec Topalli e vë theksin edhe te shikimi i gjuhës shqipe si degë më vete të grupit indoeuropian si dhe në krahasim me gjuhët e tjera ballkanase.
Libri është fryt i konferencës shkencore me pjesmarrje të brezave të ndryshem të studimeve gjuhësore nga bota shqiptare dhe nga vendet e tjera. Nga këto studime përfitimet nga hulumtime të tilla janë të rëndësishme jo vetëm për shkencën e ballkanologjisë por edhe për vetë shoqërinë tonë.