E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja Gerdeci Prokuroria Gerdecin e vendosi Pinari dhe Delijorgji

Pas dy seancave te deshtuara kater prokuroret e ceshtjes Gerdeci kane vijuar leximin e konkluzioneve perfundimtare te gjykimit per 29 te pandehurit e akuzuar per tragjedine e 15 marsit 2008 ne ish-fabriken e demontimit. Edhe gjate pjeses se dyte te konkluzioneve prokuroria ka vijuar te rendoje poziten per kater te akuzuarit kryesore Ylli Pinari Mihal Delijorgji Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli. Gerdeci sipas prokuroreve ishte paracaktuar si vend i demontimit te fishekeve nga dy te pandehurit Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji qe para se ish-ministri Fatmir Mediu te nxirrte urdhrin 550.

Pas dy seancave te deshtuara kater prokuroret e ceshtjes Gerdeci kane vijuar leximin e konkluzioneve perfundimtare te gjykimit per 29 te pandehurit e akuzuar per tragjedine e 15 marsit 2008 ne ish fabriken e demontimit. Edhe gjate pjeses se dyte te konkluzioneve prokuroria ka vijuar te rendoje poziten per kater te akuzuarit kryesor Ylli Pinari Mihal Delijorgji Sokol Ngjeci dhe Dritan Minxolli. Gerdeci sipas prokuroreve ishte paracaktuar si vend i demontimit te fishekeve nga dy te pandehurit Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji qe para se ish-ministri Fatmir Mediu te nxirrte urdhrin 550.

Prokuroret argumentuan se Delijorgji ka marre persiper te kryente te gjithe procesin e demontimit te municioneve te kalibrit te madh ndonese kompania SAC nuk dispononte nje licence per nje aktivitet te tille. Ndersa per sa i perket rolit te administratorit tjeter shtetasit amerikan Patrik Henri prokuroret thane se firma e tij nuk figuron ne asnje kontrate. Sipas prokuroreve Henri eshte perdorur nga dy te pandehurit Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji si fasade.Kjo vihet re sipas tyre edhe nga fakti se Mihal Delijorgji nga te ardhurat e shumta qe perfitonte nga shitja e skrapit nuk ka derdhur asnje qindarke ne llogarine e kompanise SAC ndonese kjo kompani kishte investuar ne Gerdec 800 mije dollare. Ndersa per te pandehurin tjeter Dritan Minxolli prokuroret thane se ai ishte krahu i djathte i administratorit te kompanise Albademil Mihal Delijorgji dhe ishte emeruar prejtij si drejtor i fabrikes. Sipas prokuroreve Minxolli ishte personi qe vendoste per gjithcka ne fabriken e Gerdecit dhe me vetedije te plote nuk ka zbatuar asnje rregull te sigurimit teknik madje ka punesuar ne fabrike njerez te patrajtuar si dhe femije te mitur. Per te pandehurin Sokol Ngjeci prokuroret thane se ai kishte paralajmeruar disa here te pandehurit e tjere per rrezikun qe mund te ndodhte ne ish-fabriken e demontimit por paralajmerimet e tij ishin injoruar. Por me pas edhe ky i pandehur sipas prokuroreve ka qendruar indiferente dhe ka lejuar qe te vazhdoje puna ne Gerdec pa me te voglin kusht sigurie. Sipas prokuroreve te kater te pandehurit jane fajtor per ate qe ndodhi ne Gerdec pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre sollen pasojen e rende te shperthimit tragjik nga ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere. Ne kete seance prokuroria arriti te lexonte rreth 350 faqe nga materiali voluminoz nderkohe qe pjesa tjeter ku perfshihen edhe kerkesat per denimet e te pandehurve do te lexohen diten e hene.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›