Shfrytezimi i femijeve Ksera Bashkite dhe komunat te kujdesen me teper
Promovimi dhe garantimi i te drejtave te femijeve per mbrojtje dhe kujdes social perben nje prioritet te politikave sociale te ndermarra dhe te realizuara gjate kesaj periudhe nga qeveria duke shtuar detyrimet dhe pergjegjesite per te gjitha strukturat qendrore dhe vendore eshte deklaruar nga ministri i Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spiro Ksera ne takimin e zhvilluar sot mes perfaqesuesve te njesive vendore shoqerise civile agjencive nderkombetare Agjencise Shteterore per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve Sherbimit Social Shteteror dhe Ministrise se Punes. Ne qender te takimit te organizuar nga Agjencia Shteterore ASHMDF me mbeshtetjen e UNICEF-it ishte koordinimi i punes mes kesaj strukture dhe njesive te ngritura prane pushtetit vendor per mbrojtjen e te drejtave te femijeve. Takimit koordinues me te gjithe aktoret ne vecanti me te zgjedhurit vendore nga zgjedhjet e fundit eshte njohja e tyre me reformat e fundit ne fushen legjislative qe promovon dhe garanton te drejtat e femijeve - tha ministri Ksera.