E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja Snouden marredhenie gjithnje e me te ftohta SHBA-Rusi

 Bëhen gjithnjë e më të tensionuara marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për shkak të cështjes Snouden, pasi Moska vendosi t’i japë lejeqëndrimi një vjecare personit që akuzohet për spiunazh nga autoritetet amerikane. Vetëm një ditë më parë presidenti amerikan Obama anuloi takimin e programuar më parë me homologun e tij rus Putin.

Cështja Snouden është vetëm maja e Ajsbergut, ose thënë ndryshe pika më e ulët në tatëpjetën e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.
Obama ka anuluar takimin bilateral me Vladimir Putin për shkak të vendimit për dhënien e azilit politik spiunit të datagate Eduard Snouden. Në fillim të muajit shtator para samitit të G20 në Shën Petërburg, Obama ka vendosur të mos takohet me kreun e Kremlonit.
29 vjecari amerikan në qendër të skandalit për zbulimin e programit me anë të cilit autoritetet amerikane përgjonin komunikimet e brendshme dhe të jashtme, mund të qëndrojë në territorin rus falë një pasaporte të përkohshme për një vit.
Sipas të dhënave të para para pjesëmarrjes në Shën Petërburg në datat 5 dhe 6 shtator presidenti amerikan Obama mund të qëndrojë në Zvicër. Për tu përgatitur të përballet me një atmosferë shumë të ftohtë dhe të tensionuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›