LRI takim madhështor me të rinjtë në Dibër
DIBËR - Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot Konferencën e saj në Dibër, ku i pranishëm ishte edhe kreu i LSI Ilir Meta së bashku me sekretaren e LSI në Dibër, znj.Monika Kryemadhi dhe Kryetarja e LRI Erisa Xhixho. Në këtë konferencë, Ilir Meta falenderoi të rinjtë dibranë duke shtuar se është një kënaqësi e jashtëzakonshme të marrë pjesë në këtë takim madhështor të LRI-së së rrethit të Dibrës. Më tej kreu i LSi është kthyer te problemet e shoqërisë shqiptare duke akuzuar për këtë kreun e qeverisë Berisha. “Shqipëria e Sali Berishës është për fat të keq Shqipëria, qe nuk rrezaton vullnetin dhe aspiratat e shumicës së popullit shqiptar, dhe në radhë të parë të rinisë, por është një Shqipëri e ndrydhur në shpresat dhe në potencialet e saj nga kasta e Sali Berishës”, tha Meta përpara të rinjve dibranë.
Ndërsa Monika Kryemadhi, teksa ka marrë fjalën e saj përpara të rinjve të rrethit të Dibrës u shpreh se “Ne duam që Dibra të zhvillohet, të jetë krenari e përbashkët. Prandaj unë jam këtu jo për një vit, as për katër vjet, por për një rrugë të gjatë që na pret së bashku jo vetëm për shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës, por dhe distancën Shqipërisë dhe Evropës”.
Në këtë konferencë ka folur edhe kryetarja e LRI Erisa Xhixho e cila ka falënderuar të gjithë të rinjtë dibranë për përkrahjen e madhe që ata po i japin LRI-së.
(a.s/Balkanweb)