E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja çame më e rëndësishme se çdo post ministror

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar sot se cështja came dhe angazhimi total për ti dhënë drejtësi kësaj është më e rëndësishme se cdo post tjetër ministror. Duke folur në nisje të javës së kulturës came, Idrizi i është përgjigjur me këto fjalë interesit të medias, nëse ai ka pasur pretendime për ndonjë përfshirje në qeveri pas ndryshime të fundit.

Bërja e varrezave të Kllogjerit është shumë më e rëndësishme se cdo përfshirje jonë në cdo post. Ne jemi këtu për varrezat monumentale të Kllogjerit dhe për  të vënë drejtësi për Camërinë- ka thënë Idrizi.

Sipas tij, pas një beteje 70 vjecare të qarqeve antishqiptare, cështja came e ka fituar luftën me kohën. Ne jemi në një rrugë të përbashkët me gjithë shqiptarët për të vendosur drejtësi për cështjen came- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›