E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Noka, me integritet. Besim të plotë tek ministrat e LSI-së

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha, vlerësoi maksimalisht deputetin Flamur Noka, duke e cilësuar atë si një bashkëpunëtorët e ngushtë të tij dhe si një njeri me integritet të lartë i cili me përkushtim të madh ka punuar për suksesin e kësaj qeverisje.

Noka nuk u kandidua për gjykatës apo për funksione të tjera por për një nga postet  e rëndësishme të maxhorancës. Unë kam besim të madh se ju, gazetarët, se qytetarët shqiptarë do kenë tek zoti Noka një ministër të përkushtuar, transparent, të vendosur për të bërë gjithçka në mbrojte ligjore të tyre.- tha Berisha.

Lidhur me ndryshimet e bërë nga forca e dytë më e madhe në koalicionin qeverisës, Berisha tha se; Janë ndryshime të cilat kjo forcë politike i ka gjykuar në interesin e saj më të mirë. Unë në zbatim të marrëveshjes i kam propozuar Topit,  me besim të plotë se ata do mund të përmbushin me dinjitet të madh detyrat e besuara. Ata kanë kredencialet e tyre të plota për tu përballur me dinjitet me detyrat e reja përfundoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›