E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ 200 milione euro borxhe KESH-it

Janë mbi 200 milionë euro borxhe që CEZ i ka vetëm Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Burime pranë KESH bëjnë me dije se bëhet fjalë për një borxh të palikujduar dhe i akumuluar në vite. Aktualisht mësojmë se amdinistratori është duke hartuar protokollin e likuidimeve.
Paralelisht autoritete të energjetikës janë duke trajtuar edhe çështjen e 76 për qind të aseteve që CEZ i bleu shtetit shqiptar  në 2009-ën. 
Ndërkaq, CEZ Shpërndarje po vonon dhënien e dokumentave referuar kompanive të tjera nënkontratore. Në këtë pikë Enti rregullator i Energjisë ka kërkuar dorëzimin e çdo bilanci, për të njohur gjendjen e kompanisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›