E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e emrit, Nimiç paralajmëron negociata të reja

Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit të Maqedonisë, Metju Nimiç ka paralajmëruar zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh gjatë muajit gusht midis Athinës dhe Shkupit.

Ai i bëri thirrje Shkupit zyrtar që para fillimit të negociatave të reja të marrë një qëndrim lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit me palën greke.

Nimiç nënvizoi se Athina dhe Shkupit deri tani kanë qenë konstruktive për propozime të shumta, por megjithate sipas tij akoma ka shumë punë për tu bërë para se të miratohet vendimi përfundimtar për zgjidhjen e kontestit midis dyja palëve.

Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë greke, Evangelos Antonaris ka deklaruar për agjencinë e lajmeve ANA-MPA se qëndrimi grek është i njohur dhe është tejet kontrukstiv në bisedimet për zgjidhjen e kontestit.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›