E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja e pronesise se Muzeut Historik

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtarë, Luan Malltezi  bën me dije se  çështja e pronësisë së oborrit të brendshëm të muzeut është e mbyllur, kjo hapësirë është në pronësi të Muzeut Kombëtar. Sipas tij, ky vendim është marrë  me 13 mars 2012 me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Malltezi thotë se kjo pjesë e muzeut është mirë që të shndërrohet në qendër muzeale, pasi mund të shërbejë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh kulturore. 

Ndërkohë që, Muzeu Historik është në proces rehabilitimi edhe të sallës së konferencave me parametra bashkëkohorë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›