E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e autorit te masakres ne Norvegji

Ekstremisti i krahut të djathtë, Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar vrasjen e 77 personave gjatë një sulmi me armë zjarri në Norvegji, u ka dërguar një letër mediave norvegjeze, në të cilën ka akuzuar psikiatrit, të cilët e kanë diagnostikuar si psikotik, të kenë gënjyer.

Breivik, në letrën e publikuar pjesërisht nga tabloidi norvegjez, VG, thotë se dy pisikiatrit, të cilët e kanë vlerësuar, kanë  manipuluar 80% të përmbajtjes së 13 takimeve që kanë zhvilluar bashkërisht.

Torgeri Hasbi dhe Syn Soerheim kanë arritur në përfundimin se Breivik vuan nga skizofrenia paranoike, një diagnozë kjo e cila është vënë në pikëpyetje nga ekspertë të jashtëm dhe komentatorë në Norvegji.

Një gjykatë në Oslo ka urdhëruar edhe një vlerësim tjetër, konkluzionet e të cilit priten para fillimit të gjykimit më 16 prill.

Hasbi dhe Soerheim nuk kanë komentuar akuzat ende, njofton agjencia e lajmeve AP.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›