eshtja mbi kompanine Shell ne Nigeri para Gjykates se Larte ne SHBA

eshtja para Gjykates se Larte eshte Esther Kiobel kunder kompanise se naftes Royal Dutch Shell.
Zonja Kiobel eshte e veja e njerit prej 9 udheheqesve te protestuesve anti-Shell te cilet u ekzekutuan nga ushtria ne vitin 1995.
Kompania Shell me qender ne Hollande dhe e regjistruar ne Britani eshte kompania e peste me e madhe ne bote.
Ne anen e paditesve Jennifer Green profesoreshe ne fakultetin e drejtesise te Universitetit te Minesotes shpjegon rendesine e seances se sotme degjimore.
eshtja qe shtrohet para trupit gjykues eshte nese korporatat jane imune per shkeljet e te drejtave te njeriut. Ne mendojme se principi me i rendesishem eshte fakti qe kompanite qe veprojne ne Shtetet e Bashkuara i nenshtrohen ligjeve te Shteteve te Bashkuara dhe keto ligje ndalojne shkeljen e te drejtave te njeriut. Pra kur nje korporate bashkepunon ne keto shkelje mund te shpallet pergjegjese sipas Statutit te Shkeljeve Kunder te Huajve.
Ky ligj i vitit 1789 mbeti krejtesisht i paperdorur deri ne vitet 80 por qysh atehere eshte marre parasysh disa here.
Statuti i Shkeljeve Kunder te Huajve i lejon gjykatave te shqyrtojne padi te paraqitura prej te huajve lidhur me shkelje te ligjeve nderkombetare dhe te traktateve te Shteteve te Bashkuara.
Ben Ikeri banues ne SHBA dhe pjesemarres ne protestat e viteve 90 ne rajonin Ogoni te Nigerise thote se sot do te organizoje protesta jashte nderteses se Gjykates se Larte. Ai shprehet se ndihet krenar per perpjekjet e tij te gjata kunder degjenerimit te mjedisit i shkaktuar nga kompanite e naftes.
Rasti i protestave paqesore qe ne filluam ne Ogon eshte shnderruar ne nje lloj inkurajimi per njerez te tjere te shtypur ne Nigeri apo edhe ne Afrike ne pergjithesi duke u shtrire edhe ne te gjithe boten. Tani njerezit mund te perballen ose mund te sfidojne korporata shumekombeshe te medha te forta te pasura si Shell. Pra frika e tyre eshte larguar.
eshtje gjyqesore te ngjashme te filluara nga te aferm te udheheqesit te protestuesve Ken Saro-Wiwa cuan ne vitin 2009 ne nje marreveshje midis paleve me ane te se ciles kompania Shell duhet te paguante kundrejt paditesve nje shume prej 155 milione dollaresh.
Marreveshja u arrit pas 13 vitesh beteja ligjore pak para fillimit te planifikuar te nje procesi perpara gjykates federale te Nju Jorkut.
Zyrtare te kompanise Shell mohuan me force cdo lloj perfshirjeje ne vrasjet e kryera por thane se ata pranonin qe paditesit dhe te tjere kishin vuajtur.
Persa i perket ceshtjes se tanishme Kioble Gjykata e Larte do te vendose vetem nese ky proces mund apo te zhvillohet ne gjykata amerikane.
Per momentin Marco Simon drejtori ligjor i firmes Earthrights International thote se mund te kete ende shume pengesa.
Kompania Shell mund te argumentoje se ceshtja duhet te shqyrtohet ne Nigeri mund te argumentoje se pala paditese nuk ka paraqitur prova te mjaftueshme per te vertetuar se Shell ishte e perfshire ne shkeljet ne fjale te te drejtave te njeriut.
Zyrtare te kompanise Shell nuk reaguan me ndonje koment lidhur me kete njoftim.
Avokatet e kompanise se naftes Shell me pare kane thene se korporatat nuk duhet te konsiderohen pergjegjese ne ceshtje te tilla sepse nese kjo ndodh ato mund te jene me pak te prirura per te punuar ne vende ku ka shkelje te te drejtave te njeriut ne menyre te rregullt.
Qeveria e Britanise Hollandes dhe ajo e Gjermanise si dhe Dhoma amerikane e Tregetise dhe kompani te tjera te medha kane mbeshtetur kompanine Shell duke thene se ajo qe ka ndodhur ne Nigeri nuk ka lidhje me Shtetet e Bashkuara.
Administrata e Presidentit Barak Obama dhe organizata te te drejtave te njeriut mbeshtesin argumentin pro pergjegjesise se korporatave.
Vendimi i Gjykates se Larte pritet te jepet deri ne fund te muajit qershor.