E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijera veterane te ushtrise amerikane te pastrehe ne Nju Jork

Disa organizata publike dhe private po punojne se bashku per te  ndihmuar veteranet e ushtrise amerikane qe ndodhen te pastrehe ne New York.

Zyrtaret e qytetit te New Yorkut thone se ka rreth 2 mije veterane te ushtrise qe jane endacake. Nderkohe qe disa veterane thone se numri mund te jete shume me i madh.

Misioni Nju Jorkez i Shpetimit  ofron ndihme afat shkurter. I financuar kryesisht nga donacionet publike 100 krevatet e ketij objekti mbushen cdo nate. Shumica e bujtesve jane te vjeter burra te pamartuar me prejardhje nga shtresa te varfera. Shume prej tyre kane sherbyer ne Vietnam dhe konfliktet ne Irak dhe Afganistan.

Walter Hernandez qe ka sherbyer 24 vjet ne ushtrine amerikane eshte nje prej tyre.

shte e veshtire te jesh i pastrehe. Nga dita ne dite duke kerkuar nje kafshate buke nje vend per te fjetur. shte shtuar numri i te pastreheve me shume veterane jane te pastrehe tani.

Hernandez ushqehet tek misioni dhe jetonte ketu para se te gjente nje strehe diku tjeter. Pervec ushqyerjes misioni ndihmon banoret me veshmbathje larjen e rrobave dhe banjot.

Nje grup privat i quajtur Projekti Jericho ofron strehim te perhershem per te pastrehet ne New York.

Kjo ndertese ka 56 banesa per burra dhe gra. Secila ka guzhine krevat dhome ndenje dollape dhe banje. Larry Fowler veteran i luftes ne Irak thote se jetesa ketu perben nje ndryshim te madh.

Kur ke vendin tend te ndihmon ne kerkesen per vend pune vajtjen ne shkolle miqte apo familjen.

Drejtori ekzekutiv i Projektit Jericho Tori Lyon sheh nje nevoje speciale per veteranet e ushtrise qe kthehen nga Iraku dhe Afganistani.

Me tu bere te pastrehe fillojne nje numer problemesh. Synimi yne parandalimi i nje gjenerate tjeter veteranesh te pastrehe.

Ne nje parkim te boshatisur ne nje rruge te qete te Bronksit nje tjeter perpjekje vazhdon.  Me fonde federale dhe nga qeveria e Nju Jorkut si dhe nga bankat planet Bridge Gardens ofrojne 17 banesa per veteranet.

Mathieu Eugene eshte me keshillin e qytetit te New Yorkut.

shte e papranueshme te shikosh keta njerez qe luftuan per lirine tone per menyren e jetes tone qe kur kthehen ne atdhe nga lufta nuk kane nje vend per te jetuar. Ende duhet te luftojne per te siguruar kafshaten dhe qasjen tek mjeku.

Perkrahesit ndaj te pastreheve thone se veteranet ushtarake perballen me rreziqe unike dhe te zgjatura se ka nevoja urgjente per komunitetet per te vepruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›