Çfarë barazimi i turpshëm në Maltë!
Çfarë barazimi i turpshëm kundër Maltës. Një Shqipëri e mefshtë dhe pa dëshirë për fitore, përmbys atë imazh të mirë të krijuar në ndeshjet e para në grup dhe i zhgënjen të gjithë në sfidën ku çdo rezultat veç fitores do të ishte një dështim. Këtë kanë bërë kuqezinjtë përballë një kundërshtari modest. Nuk kanë mundur të shkojnë më tej se një barazim 0-0, që lë edhe një shije të hidhur për të ardhmen. E vetmja gjë e bukur e kësaj ndeshjeje do të mbetet ai dekor kuqezi i atyre 200 tifozëve shqiptarë me flamuj në duar, që krijuan një atmosferë entuziaste në fillim të sfidës në stadiumin "Ta‘Qali". Interesi i ishullorëve për këtë sfidë ka qenë vërtet i pakët. Kjo dukej edhe nga prania e tyre e pakët në shkallët e stadiumit. Han zbret në fushë 11-she e tij të vendosur 4-4-1-1. Përveç Hidit në vend të Beqajt, e reja e kombëtares janë Lika dhe Vrapi në mesfushë, ndërsa mungon Vangjeli në mbrojtje, ku Dallku, Beriri, Curri e Agolli formojnë repartin. Kuqezinjtë luajnë vetëm me Bogdanin në sulm. Fillimi i ndeshjes e ka parë Kombëtaren tonë të sulmojë, ku i pari që provon të rrezikojë është Dallku, me një gjuajtje nga jashtë zonës. Kundërshtarët janë vërtet modestë dhe nuk është shumë e vështirë për tanët të kontrollojnë lojën dhe të rrezikojnë, por rezultati lë për të dëshiruar. Bogdani është krejtësisht në hije. Madje ka meritën e humbjes së një rasti të pastër për të shënuar në minutën e 32-të, kur nga 5 metra larg portës bllokohet prej portierit maltez. Shqipëria zhvendos lojën përpara me Likën, që shkëlqen në debutimin tij. Kuqezinjtë krijojnë panik, por s‘ka kush ta bëjë prekjen finale. Vendasit provojnë dëshpërimisht kundërsulmin, që në dy raste ndalet nga Vrapi. Gjyqtari tregohet i rreptë me Agollin, i cili merr një karton të verdhë, që u heq mundësinë për të luajtur ndaj Hungarisë më 28 mars. Me kalimin e minutave, maltezët duket sikur janë dorëzuar dhe mbyllen te mesfusha e tyre, ndërsa tanët krijojnë shumë, stonojnë në momentin final dhe goli vazhdon të mungojë. Në 45 minutat e dyta, Han rikthen Vangjelin në mbrojtje në vend të Agollit. Maltezët rivendosen në fushë paksa më të avancuar dhe janë vërtet më të rrezikshëm. Krijojnë kështu dy raste shënimi. Fati na ndihmon në minutën e 59-të, ku gabimet e njëpasnjëshme të tanëve i japin mundësi Sherri të shfaqet i vetëm përballë Hidit, por ai gjuan mbi traun e portës. Në rastin e radhës i falemi ndërhyrjes së Hidit. Shqipëria nuk gjen ritmit, mungon rrjedhshmëria e aksioneve dhe tenton ndryshimin me Berishën në vend të Bogdanit. Han riformulon një tjetër skemë taktike dhe fut Lilën në vend të Vangjelit. Në mbrojtje tërhiqet edhe Vrapi, ndërsa Dallku shtyn përpara. Ndryshimet ndihen pak, për të mos thënë aspak. Ndërsa maltezët provojnë reflekset e Hidit, që duket në formë, Shqipëria në pjesën e dytë nuk krijon thuajse asnjë rast të vetëm në portën kundërshtare. Minutat e fundit shënojnë tentativat e dëshpëruara të tanëve, të cilët nuk arrijnë të organizohen si duhet. Pasimi i fundit është gjithnjë i gabuar, ndërsa maltezët nisin vonesat në pritje të festës për pikën e parë në grup.
Grupi 1
Ndeshjet
DJE
Maltë-Shqipëri 0-0
28 mars
Maltë - Danimarkë
Shqipëri - Hungari
Portugali - Suedi
Klasifikimi
N P
Danimarkë 3 7
Hungari 4 7
Shqipëri 5 6
Portugali 4 5
Suedi 3 5
Maltë 5 1
Deklarata
Nga Malta, tekniku kuqezi deklaron: "Më keq se kaq, ndeshja nuk kishte si të shkonte"
"Çmendet" Han: I kënaqur me një pikë
Barazimi 0-0 i Shqipërisë në "Ta‘ Qali" ka lënë një shije shumë të hidhur te të gjithë. Dy pikë të humbura, shansi i pashfrytëzuar për t‘u ringjitur sërish në krye të Grupit 1, por mbi të gjitha, ajo që trajneri Ari Han hodhi në fushë ishte një skuadër e shpërfytyruar. I vetmi që duket se ka qëndruar i qetë në të gjithë këtë situatë ka qenë drejtuesi i stolit kuqezi. Edhe pse "rrëfen" se nuk e ka kuptuar çfarë u ka ndodhur të besuarve të tij, holandezi shtoi se për mënyrën si rrodhën ngjarjet në pjesën e dytë të lojës ai është i kënaqur me barazimin pa gola. "Nuk e di çfarë ndodhi. Në pjesën e parë skuadra luajti mjaft mirë. U imponuam kundërshtarëve ritmin tonë, madje shkuam edhe fare pranë golit të avantazhit. Edhe në pjesën e dytë tentuam të bënim të njëjtën gjë, por nuk ndodhi kështu. Gjithçka shkoi keq. Më keq se kaq nuk kishte si të vente. Për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet në 45 minutat e dyta, mund të them se jemi të kënaqur me barazimin", deklaroi Han për "SuperSport" nga Malta. Më tej, tekniku kuqezi shtoi: "Problemi i skuadrës ishte se repartet luajtën shumë të ndarë nga njëri-tjetri. Në pjesën e parë krahu i majtë funksionoi më mirë. Por, me kalimin e minutave humbëm ritmin në lojë dhe them se jemi të kënaqur me 1 pikë. Shqipëria me dy fytyra? Kemi luajtur me topa të gjatë gjatë gjithë lojës, ndërkohë që u kam kërkuar lojtarëve edhe Ervin Skelës, që të mbanin topin të shtruar dhe të çanin mbrojtjen kundërshtare përmes pasimeve". Ai shpjegoi edhe zëvendësimin e mbrojtësit Vangjeli me një tjetër mbrojtës (Lilën): "Vangjelin e ndërrova sepse nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Kur luan kaq keq, është më mirë të ruash barazimin 0-0, sesa të humbasësh 1-0 edhe pse kundërshtari quhej Malta. Do të ishte një vetëvrasje po të ndërroja Vangjelin me një lojtar me tipare ofensive. Për këtë arsye them se ky rezultat duhet të na kënaqë". Për takimin e radhës, më 28 mars me Hungarinë, Han vazhdoi "shpresoj që lojtarët të jenë në kondicion më të mirë fizik sesa në këtë ndeshje".