Një koncept i ri qeverisës për Kosovën
Kriza globale, që ka përfshirë ekonomitë e vendeve të zhvilluara, pa dyshim që do të reflektojë edhe në Kosovë, në mos tani, më vonë gjithsesi. Sidomos reflektimi do të jetë në sektorët që konsiderohen bartës dhe influencues të zhvillimit ekonomik të Kosovës, si remitancat apo ndryshe të hyrat nga qytetarët tanë (350 milionë euro brenda vitit), që punojnë kryesisht në shtete, ekonomitë e të cilave tanimë kanë deklaruar hyrjen në recesion ekonomik, por edhe sektorët e tjerë vitalë, si ai i energjisë apo minierave, e që varen shumë nga kapitali i bankave të fuqishme ndërkombëtare dhe nga kompanitë e mëdha të specializuara në këto fusha.
Për më tepër, kompanitë konkurruese në sektorët e energjisë dhe minierave kanë filluar të shprehin interesim për projekte të tjera në vendet fqinje, për shkak të vonesave të mëdha që po u sjell pazotësia e lidershipit të këtyre projekteve dhe mungesa e guximit qytetar për t‘u përballur me sfidat që sjellin ato. Nga kjo situatë e krijuar, ne, qytetarët e Kosovës, para disa ditësh kemi kuptuar përmes mediave se, së paku njëra nga këto kompani po e konsideron seriozisht mundësinë e largimit nga gara e mëtejme, duke u interesuar për projekte të ngjashme në vendet fqinje. Për zhvillimin ekonomik të Kosovës, kjo situatë paraqet sfidën më të vështirë për t‘u menaxhuar. Cila është strategjia e qeverisë për të krijuar rrethana të favorshme për ruajtjen e investitorëve potencialë në këto fusha? A kanë institucionet tona strategji për t‘i mbajtur në garë edhe më tej këto kompani në fushën e energjisë dhe minierave? Cili është pozicioni i ekspertëve tanë për t‘i ndihmuar lidershipit tonë për të kuptuar këtë situatë?
Duket se qeveria jonë nuk ka plane dhe vizione të qarta se si do të përballet me këto lëvizje të mëdha që po ndodhin në tregjet e fuqishme dhe të kompanitë e mëdha, ndërsa institucionet që do të duhej ta marrin këtë përgjegjësi po heshtin, a thua se i kemi ndërtuar të gjitha planet për situatën e krijuar. A mund ta kthejmë kohën që kemi humbur në projektin e termocentralit "Kosova e Re", në "Trepçë" në "KEK", në autostradën Morinë-Merdare dhe në kompani të tjera? Kjo është tani dilema më e madhe. Minimumi do të ishte që qeveria të mos sillej me kaq komoditet, por t‘i përvishej punës për të analizuar skenarët e mundshëm, dëshmitarë të të cilëve mund të bëhemi gjatë muajve të ardhshëm.
Nga ana tjetër, tregjet po ndryshojnë, sferat e interesave ekonomike lëvizin më shpejt se burokracia e zyrtarëve. Nuk mund të justifikohemi duke thënë që ‘politikat‘ krijohen dhe kontrollohen vetëm nga Kryeministri apo dikush tjetër afër tij. Atëherë, ku mbetet përgjegjësia e bartësve të këtyre projekteve para qytetarëve të këtij vendi dhe miqve tanë, që na mbështetën aq shumë për të pasur mundësi që ne të udhëheqim Kosovën?
Konceptet që po parashtroj nuk janë opozitare, por një vizion i imi për të ndihmuar të ardhmen e këtij vendi. Qeveritarët tanë do të duhej të merrnin mësim nga kultura e lartë politike e treguar këtyre ditëve në SHBA, ku elita politike atje u bashkua për të çuar përpara ideale të përbashkëta, siç është nxjerrja e ekonomisë nga kriza aktuale, kthimi i vendeve të punës për ata që po i humbasin, si dhe më e rëndësishmja, ruajtja e primatit botëror të ekonomisë amerikane. Ne, në anën tjetër institucionalizojmë politikën e inateve. Iku më shumë se një vit kohë dhe e gjithë ajo çfarë bëri qeveria lidhur me projektin për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë elektrike ishte ndërrimi i emrit të tij. Trusti i kursimeve pensionale pësoi rënie në vlerë prej afro 100 milionë euro në vitin 2008, për shkak të lojërave dhe interesave të ngushta të një pjese të koalicionit aktual. A thua do të arrijnë këtë vit? Të shohim.
Përsëri si gjithmonë, SHBA-të u prijnë proceseve zhvilluese dhe reformuese në botë. Administrata e re e Presidentit Obama i afroi të gjithë njerëzit më eminentë të fushës së ekonomisë, që kishin udhëhequr shtetin më të fuqishëm në botë në kohëra të caktuara, për të dhënë përvojën e tyre në ndërtimin e një strategjie e një vizioni për të ardhmen e kombit dhe shtetit të tyre. Ndërsa, qeveria dhe Parlamenti ynë thuajse janë të shurdhër dhe indiferentë për trendet e vështira që po kalojnë ekonomitë e mëdha të vendeve të zhvilluara. Ende sot e kësaj dite themi se Kosova nuk preket nga ky virus financiar, që po përhapet me shpejtësi gjithandej. Besoj, dhe askush prej nesh nuk dëshiron të ndjell kob, do Zoti, mos të na prekë kriza, por ka pak gjasë që kjo tezë të vërtetohet. Edhe sëmundjet më të tmerrshme bëhen të parrezikshme, nëse ndaj tyre ndërmerren masa parandaluese. Një koalicion i gjerë politik, si ky i sotmi, mund të mos ketë qenë lajm i mirë për demokracinë e re parlamentare të Kosovës, por një koalicion i gjerë ekonomik me ekspertë vendorë, ndërkombëtarë, institucionet ndërkombëtare që ndihmojnë në formësimin e politikave ekonomike, do të mundësonte ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë uragan ekonomik, duke ndërtuar një pako të veprimeve që do ta mbanin të gjallë ekonominë kosovare.
Sepse kemi edhe probleme të tjera që ndërlidhen me çështje politike. Politika destruktive e Serbisë, në raport me Kosovën, tani ka filluar të marrë edhe ngjyrime të një ngulfatje ekonomike. Ndërsa qeveria jonë shpërndan libreza partie dhe parapërgatitet për fushatë zgjedhore, Serbia jo vetëm i mban strukturat paralele aktive në Kosovë, por ka arritur të bllokojë prodhuesit kosovarë. Dhe ne nuk bëjmë asnjë debat për të mbrojtur ekonominë tonë nga politika agresive e Serbisë. Në çdo ekonomi, treguesit për një raport të tillë tregtar do të ishin shndërruar në temë debati për gjetjen e modeleve për mbrojtjen legjitime të ekonomisë së vendit. Pse nuk mund të vendosim reciprocitet në raportet me Serbinë? Pse nuk mund të kemi plane të qëndrueshme e të mirëfillta për pjesën veriore të Kosovës? Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të duhej të luante një rol shumë më aktiv në këtë proces të rëndësishëm. Nuk mjafton vetëm rritja e TVSH-së, që tek e fundit rëndon ndaj qytetarëve, por duhet të kemi vizione të qarta dhe politika të forta menaxhuese për ta udhëhequr drejt të ardhmen e këtij vendi. Po e projektuam mirë të ardhmen që sot dhe po të ndjekim politika të mençura, kemi mundësi të trefishojmë buxhetin e vendit në katër vitet e ardhshme.
Një vit qeverisje është i mjaftueshëm për të konkluduar që qeverisjes së Kosovës i mungon koncepti, strategjia, plani dinamik për të ardhmen e vendit. Ky koncept qeverisës duhet të ndryshojë. Si hap fillestar do të ishte rikthimi i përgjegjësive te ministritë përkatëse, bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe në aktet e tjera normative. Duhet të dekoncentrohet pushteti, sepse ashtu ngulfatet vendimmarrja e bazuar në fakte. Ministrat duhen t‘i marrin përgjegjësitë e tyre dhe t‘i ushtrojnë ato. Duhet të afrohen ekspertët vendorë e ndërkombëtarë për të krijuar një paketë masash, si dhe të ndërtohen raporte të mira pune me ekspertët e USIAD-it, Komisionit Evropian, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe donatorët e tjerë, për të ndërtuar strategji e plane të përbashkëta me afate kohore. Parlamenti duhet të hapë debatin mbi të ardhmen zhvillimore të Kosovës, sepse në një vend ku çdo ditë raportohen protesta nga më të ndryshmet për çështje sociale, nuk mund të propagandohet për mirëqenie të qytetarëve. Është koha që, qeveria e Kosovës, krahas projektit politik ta ketë në të njëjtin nivel edhe përkushtimin zhvillimin ekonomik.