Chavez ndaloi serialin për shkak të qenit Hugo i Vogël
Një televizion privat në Venezuelë është urdhëruar të ndalojë shfaqjen e serialit kolumbian, në të cilin personazhe kryesore janë motrat Venezuela dhe Kolumbia, ndërsa Venezuela ka një qen i cili quhet Hugo i Vogël.
Në një episod Hugo i Vogël zhduket, ndërsa Kolumbia e ngushëllon Venezuelën duke i thënë se më mirë mos ta kërkojë fare, pasi është më lehtë të jetojë pa të, shkruan Reuters.
Autoritetet e Venezuelës vlerësuan se seriali televiziv jo vetëm se ka fyer liderin e tyre, por edhe ka minuar përpjekjet e dy shteteve për t’i përmirësuar marrëdhëniet.
Përndryshe, regjimi i Hugo Chavezit para tre vitesh ndaloi edhe serialin e animuar Simpsons, pasi nuk ishin të përshtatshëm për programin e mëngjesit.