EULEX-i merr përsipër procesin gjyqësor

Procesin gjyqësor ndaj gjashtë të arrestuarve të Komunës së Prishtinës e ka marrë përsipër EULEX-i, pas kërkesës së familjarëve dhe avokatëve mbrojtës të të pandehurve.Lajmi është konfirmuar nga Fehmije Gashi Bytyqi, avokate mbrojtëse e njërit nga të pandehurit.
Ajo ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet më 18 maj nga gjyqtarë të misionit EULEX.Gjashtë të pandehurit janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të autorizimeve dhe të detyrës zyrtare në një tender të shpallur nga Komuna e Prishtinës.