E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare i shkroi Topalli Topit per 21 janarin

Topalli Rama synoi pa vota karrigen e Kryeministrit. Ina Rama Topi dhe SHISH pjese e grushtit te shtetit

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli per here te pare foli mbreme para komisionit hetimor parlamentar te 21 janarit per nje korrespodence konfidenciale mes saj dhe kryetarit te shtetit Bamir Topi. Gjate pyetjeve te anetareve te komisionit Kryetarja e Kuvendit pohoi se kjo korrespodence eshte bere pas demonstrates se dhunshme per te cilen Topalli kerkoi nga komisioni hetimor qe te mbylle dyert per mediat dhe me pas te bente te ditur cfare thuhet ne kete korrespodence.

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli gjate deshmise se saj duke e cilesuar demonstraten e 21 janarit si tentative per te marre pushtetin me dhune etiketoi kreun e PS-se Edi Rama si skenaristin e ngjarjeve ne bulevard. Sipas saj kryesocialisti synonte qe ne 21 janar te mbante fjalim historik nga zyra e Kryeministrit. Kishte nje enderr per tu bere kryeminister me cdo kusht nuk mundi me vota donte te behej edhe pa vota. Rama eshte i obsesionuar per karrigen e kryeministrit - deklaroi Kryeparlamentarja. Topalli akuzoi ashper kreun e shtetit ndersa pohoi se askush nuk i kishte mbyllur syte atij per te pare cfare po ndodhte me Kryeministrine. Objekt akuzash ishte edhe kryeprokurorja Ina Rama dhe kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri.

Komisioni hetimor

Ne 21 janar u sulmua rendi kushtetues. U sulmuan themelet e ketij shteti. Kjo ishte nje perpjekje per te marre pushtetin me dhune. Ata qe gjuanin me Molotove kishin vetem nje qellim te merrnin Kryeministrine. 21 janari ishte nje dite e keqe e tmerrshme turpi nje dite dhune e komanduar e planifikuar e financuar nga Edi Rama - deklaroi dje Kryeparlamentarja ne komisionin hetimor. Sipas saj pergjegjesi kryesor eshte Edvin Kristaq Rama. Kam pare njerez me arme dhe ky eshte fakt kam pare njerez qe hyne brenda Kryeministrise dhe ky eshte fakt kam pare njerez te paguar dhe ky eshte fakt kam pare rrugecer qe dogjen flamurin kombetar kam pare nje polic qe i gjakosur mori flamurin e futi ne gjoks. Duke mbrojtur flamurin mbrojti nderin mbrojti ligjin. Pashe Kryeministrin e vendit tim qe beri detyren kur para zyres se tij leshohej zjarr e bomba Molotov - tha Topalli. Kryeparlamentarja nuk kurseu as ironine ndaj kreut te shtetit Bamir Topi dhe akuzat per prokuroren e Pergjithshme Ina Rama dhe kreun e SHISH-it te cilet sipas Topallit mbyllen syte e veshet kur shteti po sulmohej barbarisht. Nuk u ndie njeri as shkelqesia e tij Bamir Topi i cili ne komunikaten e tij te pare e te fundit ne daten 21 me 15 rreshta nuk gjendet kurrkund fjala dhune. Nuk kishte pare kreu i shtetit pese ore rresht Molotov gure flake Nuk kishte degjuar se shteti per 5 ore rresht po sulmohej ne themelin e tij Kush ia mbylli syte e kush ia mbylli veshet kryetarit te shtetit e prokurores se Pergjithshme qe nuk shihnin e nuk degjonin - tha ajo. Topalli vijoi me tej akuzat edhe per Skender Gjinushin dhe Gramoz Rucin te cilet i quajti si pjese te iniciatoreve te dhunes. Sulmi i kryer ndaj institucionit te Kryeministrise ishte nje perpjekje per te permbysur qeverine legjitime ndersa dhuna ishte e nxitur nga Rama Ruci e Gjinushi - tha ajo ndersa shtoi se Rama paralajmeroi me pare per ate qe do te ndodhte me 21 janar. Kjo ishte nje dhune e planifikuar financiarisht. Kam pare 200-300 persona te cilet rrethuan Kryeministrine ku hidheshin tulla gure dhe qellonin me hunj e drure policet. Me 21 janar kam pare qe me force hodhen deren e Kryeministrise. Kam pare police dhe garden te cilet u treguan te vetepermbajtur - deklaroi Topalli. Ne nderim te kater viktimave te 21 janarit Topalli shprehu ngushellimet e saj duke kerkuar njekohesisht nje hetim te plote dhe te gjithanshem per te gjetur rrethanat ku humben jeten viktimat si dhe per te vene para drejtesise te gjithe pergjegjesit qe kane vetem nje emer.

Pergjegjesi ka vetem nje emer. Ai eshte Edi Rama qe kishte qellim te ngrinte fronin e tij me gjakun e shqiptareve - theksoi Kryeparlamentarja Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›