E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e KZAZ Ristani Ndjekje penale per shkelesit e ligjit

Bojkoti i opozites Ristani Zevendesime me njerez apolitike. Kreu i KQZ-se akuza opozites Me bojkot po bllokon ligjin zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ben gati zevendesimin me njerez jashte politikes te komisionereve qe nuk jane propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Kjo eshte e vetmja mundesi ligjore qe te zgjidhet ngerci politik i krijuar ne menyre te qellimshme nga opozita. Prej 23 janarit ka skaduar afati i pare ligjor per dorezimin e emrave te komisionereve ndersa brenda dites se djeshme duhet te ishte miratuar dhe ngritja e KZAZ-ve cka eshte bere e pamundur. Ne kete situate te krijuar kreu i KQZ-se tha se po mendohet zevendesimi i tyre me njerez apolitike si studente mesues avokate etj. Po kaq absurde eshte situata edhe per sa i perket perberjes se KQZ-se qe vijon ti zhvilloje mbledhjet me 4 anetare nderkohe qe tre perfaqesuesit e opozites mungojne. Ligji parashikon se nese nje anetar mungon per me shume se nje mbledhje KQZ i propozon Kuvendit zevendesimin e tij por per kete duhen 5 vota cka ben qe perseri situata te jete e bllokuar.

Bojkoti i opozites

Kreu i KQZ-se Arben Ristani deklaron se do te behet gjithcka qe eshte e mundur qe zgjedhjet e 8 majit te jene brenda cdo standardi. Sipas tij KQZ do te shfrytezoje cdo rruge ligjore per te shmangur pengesat e krijuara per shkak te bojkotit te opozites. Kushtetuta parashikon te drejten e zgjedhesve qe te zgjedhin dhe te zgjidhen dhe kjo e drejte e tyre prevalon mbi te gjitha pjeset e tjera. Ne keto kushte edhe ne rast se do kemi pengesa ne ngritjen e infrastruktures zgjedhore do te ndjekim rruget ligjore per ti plotesuar dhe per te bere qe administrata zgjedhore te kompletohet deri ne masen per te marre vendimet e duhura - deklaroi dje kreu i KQZ-se. Ai sqaroi se ne kushtet kur PS dhe PBDNJ nuk kane propozuar komisioneret e tyre KQZ po mendon per zevendesimin e tyre me njerez apolitike. Kodi Zgjedhor parashikon te drejten e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te emeruar anetare dhe komisionere te KQZ-se ne ato vende ku nuk plotesohet kuorumi vendimmarres. Per kete arsye ne do mundohemi sigurisht per te ruajtur balancimin e ketyre institucioneve do shikojme mundesite per te emeruar komisionere te rinj nga radhet e mesuesve avokateve studenteve. Eumlshte nje gje qe do ta mendojme ne KQZ dhe do kete nje vendimmarrje per kete ceshtje - deklaroi ai. Lidhur me shkeljen e afateve ligjore per dorezimin e kandidaturave dhe ngritjen e KZAZ-ve Ristani sqaroi se afati per dorezimin e emrave te komisionereve ka qene 23 janari nderkohe qe brenda 8 shkurtit duhet te ishin ngritur KZAZ-te. Por sipas tij per arsye te ketyre mangesive ligjore qe vijne nga partite politike KZAZ-te nuk jane ngritur nderkohe qe afati ka perfunduar dhe nuk mund te kete nje afat te dyte. Lidhur me bojkotin e 3 anetareve opozitare Ristani deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kuorumin e nevojshem per te marre vendimet. Gjithsesi - shtoi ai - fakti qe tre anetare nuk marrin pjese per mua eshte shkelje e hapur e ligjit dhe eshte anshmeri e tyre ne kryerjen e detyres. Kjo anshmeri pervecse ne kundershtim me ligjin vjen ne kundershtim edhe me betimin qe ata kane bere ne Parlamentin e Shqiperise. Kjo eshte ceshtje e tyre ne do vazhdojme te menaxhojme zgjedhjet. Ligji parashikon zevendesimin e anetareve qe mungojne ne me shume se dy mbledhje por dhe kjo eshte e pamundur ne kushtet aktuale se kerkesa drejtuar Kuvendit duhet te kete 5 vota. Ligji parashikon qe anetari qe mungon me shume se dy mbledhje pa arsye i propozohet Kuvendit te Shqiperise shkarkimi i tij. Po Kodi Zgjedhor parashikon qe shkarkimi propozohet me nje vendimmarrje qe kerkon 5 vota ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Pra ligji eshte i ndertuar mbi bazen e nje logjike normale dhe jo mbi bazen e absurditetit. Jemi ne nje situate absurde dhe sigurisht qe eshte e veshtire qe te mendojme rruge precize ligjore ne situata absurde - deklaroi dje ai.

Konstituimi i KZAZ-ve shtyhet vendimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn konstituimin e Komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Vendimi i parashikuar per tu miratuar mbledhjen e djeshme u shty ne pritje te gjetjes se nje zgjidhje alternative. Kishim planifikuar per rend dite edhe ngritjen e KZAZ-ve ne ato vende qe behej kuorumi prej kater por jemi te mendimit ta shtyjme dhe pak per arsye te gjetjes te nje formule sa me te paanshme - deklaroi dje kreu i KQZ-se Arben Ristani ndersa komisioni vijoi me miratimin e listes se kandidateve per komisionere te propozuar nga LSI. Ky subjekt politik ka dorezuar dje dhe 30 kandidaturat e tjera duke e cuar ne 51 numrin total te tyre nderkohe qe eshte ne proces shqyrtimi dhe dokumentacioni per 15 kandidaturat qe mungojne. I vetmi subjekt politik qe ka plotesuar ne kohe detyrimet ligjore eshte Partia Demokratike e cila ka dorezuar te 165 komisioneret qe duhen ne baze te detyrimeve te parashikuara ne Kodin Zgjedhor. PS dhe PBDNJ e kane bojkotuar kete proces duke krijuar nje problem serioz per menaxhimin e procesit zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›