E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja e Legalitetit dënon deklarimet e Konsullit grek

Partia Lëvizja e Legalitetit dënon me forcë deklarimet e Konsullit grek në Korçë dhe i konsideron ato një provokim të hapur ndaj shtetit dhe kombit shqiptar.

Këto deklarime tregojnë qartë se politika zyrtare e shtetit grek është e njësuar me politikën e qarqeve më të egra shoviniste dhe antishqiptare.

Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon prej autoriteteve shtetërore që të marrin masat e nevojshme për moslejimin dhe dënimin e çdo veprimtarie apo organizate shoviniste brenda territorit te Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›