E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoret thirrje Berishes Po diskriminoni bashkite e socialisteve

TIRAN- Duke iu referuar Raortit te Ambasadorit te OSBE-se ne Shqiperi Robert Bosch paraqitur pak kohe me pare ne Keshillin e Perhershem te ketij organizmi ka reaguar Shoqata per Autonomi Vendore. Ne deklaraten per shtyp thuhet se Raporti ve ne dukje ate qe vete shoqata ka evidentuar sulmet e vazhdueshme te qeverise ndaj kompetencave dhe burimeve financiare te bashkive sidomos atyre te drejtiuara nga opozita.

Duke e konsideruar kete nje note tjeter negative per qeverine Berisha ne deklarate me tej thuhet- ndryshimet e vitit 2009 ne ligjin per taksat vendore .... bien ndesh me ligjin per organizimin dhe funksionimin e qeverise vendore se sigurimi i burimeve financiare per organet e qeverise vendore nuk ka qene ne hap me sferen e tyre te zgjeruar te pergjegjesive dhe kompetencave per ofrimin e sherbimeve publike si dhe ngre shqetesimin se bashkite e drejtuara nga opozita jane me pak te favorizuara sidomos per sa ka te beje me te ashtuquajturat grante konkurruese.


Deklarata thekson gjithashtu edhe ndryshimet qe u bene ne buxhetin e shtetit per vitin 2010 ku sipas SHAV rreth 30 e transfertes per pushtetin vendor te jepet sipas oreksit te qeverise Berisha ne formen e grantit te kushtezuar


Shoqata per Autonomi Vendore e cila perfaqeson me shume se 100 bashki dhe komuna te drejtuara nga opozita ka bere thirrje per me shume vemendje ndaj ketyre raporteve si dhe i ka bere thirrje qeverise te heqe dore nga diskriminimi i bashkive dhe komunave socialiste ne procesin e hartimit te buxhetit per vitin 2011.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›