Çfarë na mësoi çështja Strauss-Kahnn
Rasti Dominique Strauss – Kahn dëshmon dy gjëra. Ndërkohë tregon se drejtësia amerikane, e ekspozuar ndaj terrorit si çdo gjë humane, funksionon dhe funksionon për aq sa tentativa për ta aplikuar është rigoroze dhe e paanshme, lëviz duke ndjekur parimin e vështirë të madhështisë së ligjit të shfaqur edhe në shtyllën e papëlqyeshme të ndëshkimit të ekspozimit parandalues të të dyshuarit para turmës dhe telekamerave, por tërheqja e provës “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm” është futur në sistem dhe i përket si mbrojtjes dhe akuzës. Tek ne (Itali) ekziston “dënimi i lirë i gjyqtarit”, një formulë e paqartë, subjektive, që nuk është bërë për të siguruar as viktimën as kriminelin. Leksioni i dytë, nëse duam të jemi të sinqertë, i përket vështirësisë ekstreme për të marrë vendime në raste përdhunimesh. Nëse është e vërtetë se 15 nga 16 raste përfundojnë me pezullimin e gjykimit, ose arrijnë në përfundimin se nuk ka viktima as mbretër, duhet të pranojmë se edhe në parajsën e drejtësisë vrasja, mashtrimi, shmangia e taksave, shpifjet janë krime të mirë përcaktuar, ndërsa përdhunimi ose tentativa për përdhunim, me pak fjalë ushtrimi i një detyrimi të dhunshëm në një akt seksual, nuk është. Për të kuptuar arsyet e këtij fakti, që në të vërtetë i përket drejtësisë në të gjithë botën perëndimore, duhet të lirohemi nga paragjykimet politikisht të drejta dhe të ekzaminojmë ndryshimin modern të mentalitetit në lidhje me seksin. Liritë nga frenimet kanë çmimin e tyre, kjo është e vërteta dhe ka çmimin e saj fundi i rolit të ndarjeve midis meshkujve e femrave. Qenia njerëzore, këtë e dimë të gjithë, ka ushtruar gjithnjë forcën bruto, në kushte të caktuara: i ka dhënë gjithnjë kënaqësi instinkteve kafshërore të buta vetëm nga mënyra e civilizimit të mënyrave dhe nga kultura shoqërore e personale e shoqërive dhe individit. Ka një inferioritet të dukshëm femëror në raportet e energjisë dhe të forcës në gjendjen natyrale. Shoqëria tradicionale para moderne mendonte se e kishte zgjidhur këtë problem ndër shekuj. Në familje, në martesë, përdhunimi ishte virtualisht i pakonceptueshëm, duke qenë trupi i gruas objekt kontraktor i njё komerciumi seksual gjenitalesh, sipas formulës doktrinare të Immanuel Kant, pra “pronë e burrit”, e shenjtëruar nga nevoja e lindjes dhe e përdorimeve sociale. Në shtresat e sipërme dhe të arsimuara, trimëria dhe mbrojtja e femrave kishin pjesën e tyre, por gruaja ka qenë nga aktet ligjore gjithmonë tragjikisht e varur. Ekzistonte posedimi, jo përdhunimi. Gjërat kanë ndryshuar, në mënyrë të paevitueshme, me fundin e ndryshimit të roleve midis meshkujve e femrave me zgjerimin civil të sekseve. Ajo që ishte e ndarë, predatori mashkull larg modestisë së ekspozuar të femrave dhe bordello e martesa si zgjidhje të ndryshme, rezultuan të përziera, të kryqëzuara në kërkim të kodeve të reja të sjelljeve dhe të trimërisë së vështirë për t’u gjetur. Seksi i zbulua, u ri-natyralizua dhe u bë mjaft e vështirë të vendosësh në mënyrë objektive, përtej perceptimeve dhe të të dhënave psikologjike, në një proces për dhunë seksuale. Unë e them këtë dhe po un them se nuk është e vërtetë: është gjithçka që mbetet në një qytetërim të lirë dhe për këtë më pak të respektueshëm drejt konventave.
Marrë nga e përjavshmja italiane Panorama