Çfarë ndodh brenda nesh gjatë 24 orëve
Në shtatë bie zilja e orës.
Disa prej nesh "kërcejnë"
menjëherë nga shtrati për të
vazhduar me punët mëngjesore,
ndërkohë që të tjerë janë më të
ngadaltë. I japin vetes më shumë kohë
të ambientohen me ditën e re dhe
çohen dalëngadalë brenda një kohe
prej 15 minutash. Por, ndërsa mënyrat
e zgjimit dhe rifillimit të ditës janë
të ndryshme, organizmi, te të gjithë,
ndodhet në të njëjtën situatë: ai ka kohë
që është i përgatitur për këtë moment,
pra për zgjimin. Dy orë para momentit
të hapjes së syve gjëndrat mbiveshkore
nisin të prodhojnë kortizolin, hormonin
e stresit, nivelet e të cilit arrijnë një
pikë maksimale të përqendrimit në gjak
mes orëve 08.00 dhe 10.00 të mëngjesit.
Ky hormon na ndihmon për të përballuar
stresin e rizgjimit. Ashtu sikundër
ne, edhe trupi është i përfshirë në
shumë aktivitete të përditshme, që
ndryshohen vazhdimisht, shpesh pa
dijeninë tonë: niveli i hormoneve që
ngjitet dhe zbret, ndryshimi i temperaturës
dhe tensionit, organe që në
varësi të orës bëhen aktivë, apo pushojnë
pak nga aktiviteti i tyre. Madje,
në këtë ndryshim të madh përfshihet
edhe gjatësia e trupit. Në zgjim jemi
disa milimetra më të gjatë, sepse pozicioni
horizontal që kemi gjatë orëve të
natës u ka dhënë mundësi vertebrave
që të çlodhen dhe të rihidratohen e
kësisoj ato kanë krijuar distancë njëra
nga tjetra.
Në shumë raste këto ndryshime të
vogla, apo të mëdha ndjekin një ritëm
të caktuar gjatë 24 orëve. Jeta në tokë
i është përshtatur ndryshimit të orëve
dhe këmbimit të ditës me natën brenda
24-orëshit, i është përshtatur dritës
dhe errësirës dhe është e pamundur
që organizmi ta injorojë një ritëm të
tillë të përcaktuar që nga zanafilla, por
që për arsye të ndryshme ndryshon
herë pas here. Por nuk bëhet fjalë për
ndryshime drastike. Po ta vëzhgosh
nga afër dhe së brendshmi trupin tonë
zbulojmë se në mëngjes herët temperatura
është shumë e ulët, rreth 36 gradë
Celsius. Të ulëta janë edhe ritmet e
rrahjes së zemrës, presioni arterial.
Të gjitha këto nisin të ndryshojnë dhe
të rriten me vënien tonë në lëvizje.
Në mëngjes, jemi ende nën efektin e
acetilocolinës, një molekulë e sistemit
nervor parametrik, e cila është aktive,
kryesisht gjatë natës: vazot e gjakut
janë më të mbyllura dhe gjaku rrjedh
shumë ngadalë dhe ka tendencë që të
koagulohet shpejt. "Goditja" e rizgjimit
ndihmohet nga adrenalina që vë në
punë aparatin kardiovaskular. Kjo lloj
mënyre funksionimi bën të mundur
shtimin e mundësisë dhe probabilitetit
për infarkte apo iktus. Po le të rikthehemi
te trupi që në mëngjes pak nga
pak nis të funksionojë: metabolizmi
aktivizohet dhe temperatura trupore
nis të ngrihet, ndërkohë që aparati
tretës ndodhet në kulmin e punës.
Edhe përgjumja dhe ai lloj hutimi që
na ka shoqëruar gjatë fazës së parë të
ngritjes nga gjumi zhduket dalëngadalë
dhe ne jemi në zotërim të të gjithë aftësive
tona intelektuale dhe të aftësisë
thithëse të trurit. Por performanca e
trurit nuk varet vetëm nga momenti i
ditës, por edhe nga variable të tjera të
tilla si sasia e orëve të gjumit të natës,
vakti i fundit i të ngrënit. Mendohet
se temperaturat më të larta e përshpejtojnë
funksionimin e trurit, duke
përshpejtuar transmetimin e sinjaleve
nervore. Nga ora një e drekës, stomaku
nis të "ankohet". Është ora e vaktit të
drekës. Në të vërtetë, orari i vakteve
nuk varet nga një orë biologjike e
brendshme më tepër sesa është nevojë
biologjike e organizmit. Ky i fundit
përmes mëngjesit e ka të nevojshme
të rifitojë energji, përmes drekës rikuperon
forcat, ndërsa përmes darkës
mbush stomakun për të shkuar më
pas në gjumë i qetë. Në rast se vaktet
janë të rregullta, janë pikërisht ato që
u përcaktojnë kohën disa funksioneve
si: sekretimi i hormonit grelina nga ana
e stomakut, që ndodh rreth 30 minuta
para orës së zakonshme të drekës, apo
të darkës. Qëllimi i tij është përgatitja
e trurit, mëlçisë, veshkave dhe pankreasit
për procesin e tretjes. Pas të
ushqyerit, nivelet e grenalinës bien.
Shpesh dreka akuzohet si gjumësjellëse,
veçanërisht kur është një drekë
më shumë e pasur me makarona, pra
me karbohidrate. Një drekë e tillë sigurisht
mund të sjellë një përgjumje të
lehtë me një lloj humbje përqendrimi
dhe fashitje të reflekseve. Kjo tendencë
mund të varet nga një lloj lidhjeje e
shkurtër mes dy proceseve të kundërta.
Nga njëra anë është mekanizmi i gjumit
që si një kronometër, mat kohën që nga
zgjimi. Sa më shumë që kalon koha, aq
më i madh bëhet te ne "borxhi" i gjumit
dhe ky mekanizëm e çon nevojën për
të në nivele maksimale. Nga ana tjetër
është një mekanizëm gatishmërie,
që ndodhet në minimumin e tij rreth
orës tre të natës për t‘u shtuar më pas
me kalimin e orëve e për të arritur një
pik gjatë orëve të paradites. Pikërisht
ky mekanizëm kundërshton atë të
përgjumjes. Pas mesditës, "borxhi" i
gjumit është kaq i madh sa që shpesh
e tejkalon tendencën për të ndenjur
zgjuar. Për të kundërshtuar përgjumjen
që shpesh na shoqëron pas ngrënies së
vaktit të drekës, dikush këshillon bërjen
e një pauze të shkurtër, e një pushimi
që të jep mundësinë e rikuperimit të
gatishmërisë, humorit dhe prodhimtarisë.
Bëhet fjalë për pushime shumë
të shkurtra 10-15 minutëshe. Nëse do
të flihet më shumë, të themi një orë,
ose edhe më shumë rrezikojmë që të
ndihemi më të lodhur e më të këputur
se më parë. Duke filluar nga ora 14-15,
organizmi regjistron edhe maksimumin
e aktivitetit të tij dhe njëherazi të
prodhimit të adrenalinës, molekula e
sistemit nervor simpatik. Aparati kardiovaskular
shfaq gjithë efikasmërinë e
tij: vazot e gjakut janë të hapura ndaj
fluksit të gjakut që qarkullon lirshëm,
duke çuar një sasi të madhe oksigjeni
në zemër. E njëjta gjë vlen edhe për
rrugët ajrore dhe mushkëritë: pasdite
merret frymë më lehtësisht. Pjesa e
parë e pasdites është edhe momenti
kur vihen re në shkallën e tyre më të
lartë shqetësimet në mënyrën e të sjellit
të karakterizuara nga agresiviteti.
Madje, sipas disa studimeve, ky është
edhe momenti i ditës kur ndodh edhe
numri më i madh i vetëvrasjeve. Sipas
specialistëve, shkak për këtë është
përsëri adrenalina, akumulimi i saj.
Më pas, rreth orës 18-19, temperatura
trupore, që ka qenë gjatë gjithë ditës
në rritje, arrin pikun e saj, pra shkon
në 36-37 gradë Celsius. Ndërkohë,
shënohen edhe kulme të tjera të tilla si
tolerancë ndaj dhimbjeve, fleksibiliteti
muskulor, shpejtësia e reflekseve apo
koordinimi motorik. Kur bie drita është
momenti i pushimit dhe hipofiza nis të
prodhojë hormonin e melatoninës, që
ka në organizëm ndikime të ndryshme:
tregon se kur është momenti për të
fjetur, çon në një ulje të ngadaltë të
temperaturës dhe stimulon kundërpërgjigjen
imunitare dhe infeksioniste.
Për këtë arsye, nata është momenti kur
organizmi mbrohet më mirë se ditën
nga sëmundjet dhe infeksionet. Melatonina
ka një kulm të saj rreth orës 3,
më pas nis të bjerë, ndërkohë që rritet
niveli i kortizolit. Gjatë natës aktivizohet
edhe një molekulë tjetër: acetilkolina
që siç e kemi parë, redukton ritmin
e rrahjeve të zemrës dhe presionin
arterial dhe ngushton mushkëritë.
Për këtë arsye, krizat e astmës janë
më të shpeshta gjatë orëve të natës. Ky
moment është i keq edhe për kë vuan
nga djegiet e stomakut, dhembjet e
të cilave ndihen shumë për shkak të
maksimumit të prodhimit të lëngjeve
gastrite. Funksionimi tretës i stomakut
reduktohet dhe tretja vetë është
shumë më e ngadaltë. Edhe veshka
prodhon shumë më pak urinë, por kjo
sasi është shumë më e koncentruar.
Gjatë 24 orëve, funksionimi i trupit
tonë nuk bën tjetër veçse ndryshon,
ulet apo shtohet në varësi të ritmeve
dhe orareve të mirëpërcaktuara.
Pasja parasysh e këtyre lëvizjeve është
thelbësore jo vetëm për të kuptuar
më mirë fiziologjinë tonë, apo për
të përmirësuar aktivitetin e përditshëm,
por edhe për të përmirësuar
diagnostikimin dhe për të përcaktuar
terapitë. Që këtej lindin disiplina të
reja si kronofarmakologjia, që synon
gjetjen e një ekuilibri të drejtë mes
kohëve të sëmundjes, atyre të ilaçeve
dhe kohës që i duhet organizmit për
ta tretur e konsumuar mjekimin, si
dhe shmangia e efekteve anësore. Një
rezultat i rëndësishëm në kuadrin e
kronofarmakologjisë është arritur nga
Ora më e mirë për…
• Të rruar mjekrën: Mëngjesi herët. Çdo burrë e di se në mëngjes
nëse pritesh me brisk, ndërsa ruhesh, ka më pak hemorragji sesa
në orë të tjera të ditës. Pikërisht për këtë arsye këshillohet që ky
veprim të kryhet në mëngjes kur gjaku ka afërsi më të mëdha
koagulimi.
• 1`Të ngrënë një vakt të bollshëm: Në mëngjes, sepse kemi nevojë
për energji dhe në këtë moment djegim më shumë kalori dhe e
bëjmë në mënyrë më të efektshme në krahasim me pjesën tjetër
të ditës. Këtë e ka treguar edhe pionieri i kronobiologjisë, Franz
Halberg, sipas të cilit nëse do të arrinim të konsumonim vetëm
në mëngjes 2000 kalori, që supozohet se duhet të konsumojë
një njeri gjatë ditës, mund edhe të dobësohemi. Nëse këtë sasi
kalorish do ta konsumonim në darkë, atëherë do të shëndoshemi.
• Të bërë palestër, ose të praktikuar një sport: Për shembull,
hedhjen e harkut: më mirë në mëngjes herët, kur aftësia e
përqendrimit është më e madhe.
• Të caktuar një mbledhje të rëndësishme: Në prag të drekës, mes
orëve 10-12 kur truri ndodhet në kulmin e aftësive të tij thithëse
dhe përpunuese. Momenti më i keq për aktivitetet intelektuale
është pasditja e hershme, mes orëve 14-15 kur kemi një
përgjumje të lehtë.
• Të shkuar në shkollë: Për fëmijët është shumë i mirë orari
i mëngjesit për shkak të kulmit të aktivitetit intelektual. Për
adoleshentët, te të cilët kulmi është pak më i spostuar do të ishte
mirë pasditja.
• Të vrapuar, apo notuar: Pasdite, apo pasdite vonë. Pikërisht ky
është momenti kur sistemi kardiovaskular dhe ai i rrugëve të
frymëmarrjes janë në kulmin e efi kasitetit të tyre dhe temperatura
e trupit është më e lartë. Kjo do të thotë që "makina" njeri është
e ngrohtë dhe muskujt janë të gatshëm për të kryer aktivitet
fi zik. Shumë rekorde sportive janë vendosur pikërisht në gara të
zhvilluara në orët e pasdites vonë.
• Të shkuar te dentisti: Pasdite, kur disa ilaçe kundër dhimbjes kanë
efekt më të madh se gjatë orëve të tjera të ditës.
• Të pirë një pije alkoolike: Pasdite vonë rreth orës 17-18. Mëlçia tret
alkoolin më shpejt pasi dhe organizmi ynë e toleron më shumë.
një ekip mjekësh gjermanë për sa i
përket trajtimit të artritit reumatik me
një ilaç kortizonik të dozuar në kohë,
që pihet në orën 22, por që nis të japë
efekt dhe të thithet nga organizmi
në orën 3 të natës. Këto lloj ilaçesh
janë dhënë gjithmonë në mëngjes,
duke qenë se ajo orë është edhe piku
i hormoneve të kortizonit. Sot, pas
kërkimeve shkencore, kemi zbuluar
se pacientët me këtë lloj patologjie
nuk e kanë pikun e këtij hormoni në
mëngjes, por në orën 3 të natës. Përfundimi
i studimit nënvizon qartë një
fakt: njohja dhe administrimi i funksionimit
të brendshëm, sipas orëve, të
trupit tonë ndihmon jashtëzakonisht
në një jetesë të shëndetshme, por
edhe në një kurim të efektshëm të
sëmundjeve.