Blushi: Partia Socialiste ka lider të suksesshëm
Kandidati për deputet i socialistëve në Qarkun e Korçës, Ben Blushi, takoi banorët e Lagjes 10, për t‘ju thënë se më 28 qershor kanë shumë arsye pse duhet të votojnë Partinë Socialiste, "e cila është një forcë që ka një lider të suksesshëm, një program të ri dhe një ekip konkurrues", tha ai. Sipas Blushit, qeveria e Sali Berishës duhet të largohet, pasi nuk mbajti pjesën dërrmuese të premtimeve: "Në qoftë se Sali Berisha i ka hequr Shqipërisë një gjë, kjo është ‘puna‘. Shqiptarët janë sot më të papunë se kurrë, shqiptarët nuk punojnë sot. Nuk punojnë sepse gjithçka vjen nga jashtë, sepse nuk ka investime, sepse fshati është i varfër dhe qyteti është i papunë. Korça pret ditë më të mira dhe Korça di të kuptojë se për kë duhet të votojë", tha Blushi.