E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë ndodhi dje në selinë e Misionit të Eleonorës

Dashamir Biçaku

TIRANE- Mesnatën e të martës duke u gdhirë dita e djeshme, pak orë pasi kishte policia ishte njoftuar për vetëvrasjen e Eleonora Bregut, trupi kësaj të fundit, u rikthye me një autoambulancë në në rezidencën e saj në rrugën Robert Shvarc, pas autopsisë së kryer në morgun e Tiranës. Pas këtij veprimi të kryer nga ekspertët mjeko- ligjorë, konfirmuan se ngjarja ishte vetëvrasje. Në këtë përfundim ata kishin arritur duke analizuar mënyrën e gjetjes së trupit në vendin e ngjarjes, plagën në kokë dhe elementët e tjerë.

Pas mbërritjes së trupit të Eleonora Bregut, ajo u vendos në një nga dhomat e katit të parë të vilës trekatëshe. Kjo dhomë njihet edhe si vendndodhje e Selisë së Misionit të Eleonorës. Aty trupi i Zonjës Eleonorë qëndroi për gjatë gjithë kohës dhe gjatë ditës së djeshme kur njerëz që i besonin veprimtarisë së saj, nisën të kryenin homazhe në nder të saj.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme, njerëz të ndryshëm hynin dhe dilnin në zonën ku ishte vendosur selia e të ashtuquajturit Misioni i Shën Eleonorës. Një besimtar hyn në rrethimin e rezidencës, dhe kthen kokën nga një ndërtesë trekatëshe e njohur nga besimtarët si me emrin Tempulli. Në ballë të saj, një portret i Eleonora Bregut, i pikturuar në mur, duket sikur iu uron mirëseardhjen ithtarëve dhe njerëzve që besonin dhe besojnë ende në fjalën e saj. Pas përshëndetjes që bëhet në derë, besimtari ecën edhe nja 10- 15 metra dhe përkulet përballë portretit që derdhet mbi faqen e murit të tyrbes trekatëshe, e cila për nga mënyra e të ndërtuarit i ngjan shumë teqesë së bektashinjve. Më tej, drejtohet për tek selia e shenjtë, një nga dhomat që ndodhet në katin e parë të vilës trekatëshe. Pasi bëhen homazhet, ndjekësit e Elenorës, në grupe apo një nga një, lënë selinë dhe i drejtohen tempullit.

Drejtohen me fytyrë nga portreti i madh i pikturuar në tyrbe dhe diçka mërmërisin me vete. Askush nuk mund të dëgjojë se çfjalë thonë. Ata vetëm lëvizin lehtas buzët. Pasi përkulen sërish, lënë pas krahëve tyrben dhe atë që e quajnë selia e shenjtë. Shumë prej tyre iu kthejnë krahët kamerave apo aparateve fotografikë. Duket sikur duan të fshihen.

Që larg duket që njerëz që hyjnë e dalin në shtëpinë trekatëshe. Një grup burrash i ngjiten shkallëve të papërfunduara të asaj që Eleonora e quante Tempulli. Aty po përgatitej të kryhej ceremonia e varrimit të Eleonora Bregut, ceremoni që sipas të afërmve pritej të kryhet privatisht. Dje mësohet se në Selinë e Elenorës, në vendin e njohur si tempulli, është përgatitur edhe vendi ku do të varroset trupi i gruas 58 vjeçare.

Rrëfimi i vajzës: Si gjetëm trupin e pajetë të Eleonorës

Trupi i pa jetë i Eleonora Bregut është gjetur në dhomën e saj nga vajza dhe djali, të cilët të shqetësuar pse ajo nuk përgjigjej, kanë thyer derën. Më pas ata kanë njoftuar policinë, e cila ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes.

Dje fëmijët e Eleonorës janë thërritur nga hetuesit e ngjarjes për të dhënë dëshminë. Bazuar në pistën e vetëvrasjes, hetuesit i kanë pyetur fëmijët për sjelljen e nënës së tyre gjatë kohëve të fundit. Ata kanë thënë se nëna e tyre prej javësh nuk ishte në gjendje të mirë emocionale dhe psikologjike. Ajo ishte mbyllur në vetvete dhe i kishte minimizuar kontaktet me njerëzit e tjerë. Të njëjtën gjë i pohuan dje Shekullit të afërt të Eleonora Bregut. Sipas tyre, gjendja e saj ishte rënduar për shkak të konflikteve të vazhdueshme që kishin lindur për çështjen e pronësisë, ndërsa në Gjykatën e Tiranës vazhdonte një proces pronësie dhe një tjetër për fyerje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë së komisariatit nr.1 në kryeqytet.

Fëmijët i shpjeguan policisë se pasditen e të martës ajo ishte ndarë me ta në mënyrë krej normale. Njerëzit e shtëpisë e kishin parë të hynte në dhomën e saj në katin e dytë të vilës. Vajza e Eleonorës, e pyetur nga hetuesit e zyrës së vrasjeve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, iu tha atyre se kishte qenë në punë në kohën kur kishte ndodhur ngjarja. I vëllai, Roel Zhitoni, kishte qenë në shtëpinë e të fejuarës së tij, ndërsa motra tjetër, po ashtu kishte qenë në punë tek një klinikë dentare.

Kur erdha në shtëpi rreth orës 18:40, i telefonova mamasë, por ajo nuk përgjigjej. I rashë disa herë telefonit, por ajo nuk u përgjigj dhe shkova i rashë derës së dhomës së saj. Dera ishte e mbyllur dhe nuk hapej, e shtyva disa herë, por nuk hapej. Në këtë kohë i telefonova vëllait, Roelit, për ta pyetur nëse dinte gjë. Kështu rrëfeu për policinë, një nga dy vajzat e Eleonorës, të cilat jetojnë në Shqipëri, ndërsa një tjetër dje mbërriti nga Italia. Më tej sipas rrëfimit të vajzës 26 vjeçare, i vëllai kishte mbërritur në shtëpi dhe kishte shqyer derën e dhomës ku qëndronte e ëma. Sipas saj, kur i vëllai kishte shqyer derën e shtëpisë, kishte gjetur të ëmën në shtrat të mbuluar nga një pellg gjaku. I biri i kërkoi njerëzve që askush të mos afrohej deri sa të mbërrinte policia në vendin e ngjarjes, me qëllim për të mos dëmtuar hetimin e mundshëm të ngjarjes.

Kur këta të fundit mbërritën aty, nisën këqyrjen e dhe kryerjen e veprimeve për ngjarjen ndërsa pas një sërë veprimesh aty, specialistët e policisë ngritën dyshimet e tyre se nisur nga rrethanat e ngjarjes, mënyra e gjetjes së trupit dhe vendi i marrjes së plagës, kishin të bënin me një rast vetëvrasjeje.

Pistoleta

Arma pistoletë e markës TT, me të cilën u vetëvra Eleonora Bregu, sipas burimeve të policisë ishte dhënë me leje të këtyre të fundit, Zonjës Eleonora Bregu, për shkak të pretendimeve të saj se ndihej e rrezikuar nga konfliktet e pronësisë me pronarët e tokës ku ishte vendosur misioni i saj. Një fakt i tillë u bë i ditur dje për Shekullin, nga burime të policisë së kryeqytetit të cilët thanë se gruaja kishte marrë këtë armë me leje prej gati një viti.

Misionarët e Eleonorës: Kronologjia e jetës së Shenjtores

Në faqen zyrtare të Misionit të Eleonorës bëhet një kronologji e jetës së saj që nga takimi i parë atë që ajo e quan entiteti i shenjtë. Madje ky entitet, sipas Eleonora Bregut, kishte edhe një emër: Abdyl Qesaraka. Në këtë takim të datës 20 korrik 1987, Entiteti aktualizoi vullnetin Hyjnor, sipas të cilit Zonja duhej të fillonte aktivitetin spiritual, me qëllim rilidhjen e planetit me Qiellin, një detyrë madhore kjo të cilën Zonja e morri përsipër dhe nisi kështu punën Misionare,- thuhet në faqen zyrtare të sektit. Më pas thuhet se deri në fund të vitit 1988, Eleonora Bregu është trajnuar nga Entiteti dhe më pas ka nisur ndihmën. Ajo pretendon se në vitin 1990 ka dhenë ndihmë për probleme kombëtare, por pa specifikuar se për çfarë. 8 Prill 1996 misioni ndërroi emër duke u njohur si Misioni Shenjtëror Eleonorë.

Vitin 1993 ndjekësit e Eleonorës e shënojnë si nisjen e punës për ndërtimin e tempullit të tyre. Katër vite më pas, më 22 qershor 1997 është shënuar zgjerimi i sektit përmes hapjes së një filiali në Menkulas të Devollit. Më 13 nëntor 1998 hapet filiali i dytë në Bejkovë të Kolonjës. Sipas faqes zyrtare të misionit, në vitin 1997 ata kanë regjistruar 723 mijë anëtarë dhe vendi ku është ngritur flamuri i tyre është pika e vetme e lidhjes së tokës me qiellin.

Bregu e pandehur në gjyq, për dhunë ndaj policisë

TIRANË- Eleonora Bregu, e cila dy ditë më parë u gjet e vrarë në banesën e saj, po gjykohej për kryerjen e tre veprave penale. Sipas prokurorisë, gjatë përleshjes fizike që kishte me punonjësit e policisë ajo kishte kryer element të veprave penale të Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik; Fyerje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë dhe Pengim të ekzekut

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›