E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë po ndodh me Sadije Berishën?

sadijeGruaja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha, prej muajsh nuk shfaqet më në Tiranë. Gazeta Shekulli shkruan në numrin e sotëm se ajo është kthyer në Suedi, pasi mendohet se Shkëlzen Berisha ka nisur një lidhje të re.

Dyshimet e para për kthimin e Sadije Berishës dhe fëmijëve të saj në Suedi lindën pak muaj më parë, pas mungesës së gjatë të saj në publik, ku nuk kishte munguar të dilte në prani të bashkëshortit, Shkëlzen apo vjehrrës, Liri Berisha. Në foton e publikuar nga kryeministri Berisha në profilin e vet në Facebook, me rastin e vitit të ri ndodheshin të gjithë pjesëtarët e familjes përveç Sadijes, ndërsa zyra e shtypit e kryeministrit tha se ajo po bënte foton!!!.

Largimi i saj u dha peshë fjalëve se marrëdhënia mes saj dhe djalit të kryeministrit ishte në krizë, pas një lidhjeje të re që Shkëlzeni kishte nisur prej disa kohësh.

Ajo është larguar me katër fëmijët e saj, dy prej të cilëve i ka me Shkëlzenin dhe dy të tjerë nga marrëdhënia e saj e mëparshme. Sadija, një e afërme e Shkëlzen Berishës, ka një diferencë prej tetë vitesh me këtë të fundit dhe marrëdhënia e tyre për shumë vite nuk u pranua nga ana e Sali Berishës./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›