E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë tregojnë realisht kronikat osmane të kohës për titullaturat e Mehmetit II dhe ku frymëzohej e bazohej ai për këtoÇfarë tregojnë realisht kronikat osmane të kohës për titullaturat e Mehmetit II dhe ku frymëzohej e bazohej ai për këto

Nga Agron LukaNga koha kur Mehmeti II, pushtoi Konstandinopolin, ai filloi të përdorte titullaturat: Mehmeti Sulltani Botëpushtues, Mehmeti, Emir, Sulltan i Lindjes dhe Perëndimit; Mehmeti, Sundimtar i gjithë viseve të Botës; Mehmeti Sulltan i gjithë viseve të Botës, Zot dhe Sundimtar i Lindjes dhe Perëndimit (HS, f 439; f 430; f 427 etj)  Për këto titullatura, të cilat Sulltan Mehmeti II i ka përdorur edhe në letrat drejtuar Skënderbeut, ne shohim se ky i fundit i indinjuar,

ka reaguar në përgjigjen e tij, duke zhvilluar polemikën që ne po e trajtojmë.
Me të drejtë shtrohet çështja: a ishin përdorur gjerësisht e realisht këto titullatura, në të gjitha letërkëmbimet me mbretërit evropianë apo këto përdoreshin në një rreth më të kufizuar ballkanik? Hë për hë, unë nuk e kam ndjekur në këtë përmasë. Por, përsa i përket rrethit të oborrit të Sulltan Mehmetit II, mjafton ti hedhim një sy sado të shpejtë Burimeve Osmane dhe do të konstatojmë se atje gjenden të përsëritura me qindra herë këto titullatura, si: Sulltan Mehmeti, Khalif, Sundues i Botës, Sulltani i Botës , Sovrani Botëpushtues etj. (S. Pulaha, Burime Osmane, 1968, f 102 Tursuni); Sulltani Botës, Sundimtari i Botës, Sulltani Botëpushtues, (Këvamiu f, 111 e 117 etj) Te Këvamiu, i cili ishte edhe një kronikan bashkëkohës i oborrit të Mehmetit II, nuk mungojnë as hiperbolat, sidomos me rastin kur pushtohet Shkodra, të cilat e cilësojnë Mehmetin edhe si, I pari i Mbretërve të Botës, Sulltan Han Mehmet Gaziu, Padishahu i Botës, madje  mundemi të gjejmë aty edhe epitete, si ato të kohës së Aleksandrit të Madh, si Sunduesi i Botës, Luani, Dielli që ndriçon Botën! (cit., f 118) Aq shumë epitete i vendos ky autor, saqë përkthyesi shqiptar e ka çensuruar me tre pika, sepse simbas tij nuk paraqesin ndonjë interes(Shih shën 5, f 111)
Në dokumentin Fetih Name-i Akçehisar dhe Iskenderiye, shprehet edhe shpresa e besimi i pa tundur se shumë shpejt ky Sovran me vulën e ngadhënjimit Botëstolisës dhe Botëpushtues do ti mundë të pa fetë dhe me ndihmën e Allllahut do të nënshtrojë krahina dhe vise të largëta. (f 378-382)
Intelektualët tonë, duke qenë të parët që ranë në kontakte bashkëjetese, në misione diplomatike, në ndeshje e nën pushtime direkte etj, i kishin kuptuar mirë objektivat e turko-osmanëve dhe rrezikshmërinë e tyre. Ndërkaq në Evropën perëndimore turqit nuk njiheshin e nuk kuptoheshin mirë dhe mendoj se jo rastësisht Barleti ynë përshembull është njëri nga intelektualët e parë që ia prezanton botës perëndimore një njohje më të detajuar të historisë së turqve, të përshkrimit të fesë islame etj. Siç e nënvizojnë Skënderbeu, kryepeshkopi Pal Ëngjëlli dhe vetë M. Barleti, Sulltan Mehmeti II, edhe si i pari i pushtetit ekzekutiv edhe si Khalifi i pushtetit fetar, ka qenë një lexues i Librit të Shenjtë, por ai pretendonte të ishte më shumë një zbatues praktik i urdhërimeve dhe obligimeve. Simbas Kuranit, Librit të Shenjtë të Zbritur, populli i përzgjedhur islam dhe kalifët e tij ishin parashikuar se duhej të nënështronin e kthenin gradualisht, në islam të gjithë botën, porse ky kthim duhej të bëhej kryesisht me metoda paqësore bindjeje ideologjike. Kronikani Këvamiu, ndonëse në këndvështrimin e një drejtësie të përligjur nga të gjithë vezirët, në fakt si  padashje ka vënë në dukje mjaft qartë edhe ngutin e pajustifikuar që kishte ky sulltan për realizimin e objektivave obliguese më madhore, nxjerr në pah edhe metodat gjakatare e genociduese masive për ti vënë ato në zbatim. Këvamiu citon Urdhërin e Lartë të Sulltan Mehmetit II, Diellit të Lumturisë, i cili kishte dalë posaçërisht për nënshtrimin e arnavudëve/shqiptarëve, të cilët i kishin vendosur postobllokun e nuk e lejonin të hidhesh direkt për në Itali e Evropë: Nuk duhet të qëndrojmë duarkryq por lipset që të përpiqemi dhe të luftojmë për të mirën e fesë së Muhametit, profetit të Allllahut dhe të të gjithë pasonjësve të tij. Të rrëmbejmë të gjitha vendet nga duart e të pafeve dhe të paganëve, tu presim atyre kokat, tu derdhim gjakun, tu marrim si robër familjet e tyre, ta ngopim ushtrinë islame me plaçkat dhe pasurinë e tyre dhe ti bëjmë myslimanët e pasur. (f 111)
Në të vërtetë ky lloj fermani ishte një shtrembërim i Kuranit. Duke e mbivlerësuar fuqinë ushtarake (faktikisht e kanë cilësuar edhe si fuqia ushtarake më e madhe e asaj kohe) dhe shpikiet e reja të teknologjisë së artilierisë, Mehmeti II pak a shumë kishte projektuar të zbatonte një lloj Bliz Krieg-u alla turka. Këtyre planeve i erdhi në ndihmë edhe propaganda e cila, filloi të shpallte paradhënie titullatura të tilla. Sidomos mbas fitores në Shkodër, Sulltan Mehmeti II kishte për objektiv një fitore të shpejtë drejtë Italisë dhe Evropës Qëndrore. Turmat e mëdha ulërinin me entuziazëm deri në kupë të qiellit Roma, Roma!
Mehmeti II ishte një tip reformatori dhe i etur edhe për zbulime të reja në funksion të pushtimeve, por ai kishte filluar të shpërdoronte edhe në disa interpretime të tjera. Në  librin e Kuranit, çështë e vërteta kishte edhe disa vende, ku nënkuptohej bota glob, ku universi përbëhej nga disa sfera që notonin në orbita qiellore etj. Duke vërtetuar edhe disa literatura më të lashta, aty flitej edhe për një territor, ku detet e mëdhenj i ndante një rrip toke që të mos bashkoheshin dhe atje mund të depërtohej vetëm me ndonjë fuqi të fortë. Ne kemi shkruar dhe kemi botuar për këtë temë që është edhe në internet. (Sekreti i Atlantidës, bot. në gazeta Ndryshe, 16 nëntor 2007)
Në Kuran-i  në disa ajete shkruhet: Allllahu është Krijuesi e Zoti i të gjitha Botëve, Zot i Lindjes dhe i Perendimit të Tokës. (El Muzemi, Ajeti 9 etj) Mirëpo kjo çeshtje bëhet akoma më interesante, me disa ajete mjaft të çuditshme, si përshembull në Suren Er Rrahman, ku ndër të tjera shkruhet se Allllahu është Zoti i dy lindjeve dhe dy perëndimeve të globit tonë tokësor! Po e citojmë me përzgjedhje: 5. Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë...; 16. E cilën begati të Allllahut ju e mohoni?; 17. Zot i dy Lindjeve dhe i dy Perendimeve; 18. E cilën të mirë të Allllahut tuaj ju e mohoni?; 19. Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete; 20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë; 21. E cilën të mirë të Allllahut tuaj ju po e mohoni?; 22. Prej atyre të dyve  nxirren margaritarë e diamantë; 23. E cilën të mirë të Allllahut tuaj po e mohoni?; 24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.; 25. E cilën të mirë të Allllahut tuaj po e mohoni?; 26. Çdo gjë që është në të është e zhdukur.; 33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve dhe të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë. Edhe në Suren El Mearixh, ajeti 40, shkruhet: 40. Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi. 
Ne shprehim mendimin se, titullaturat e Sulltan Mehmetit janë bazuar mbi këto bazamente të Kuranit. Lind pyetja, a i kishte këto fuqi depërtuese Sulltan Mehmeti II aso kohe, që me flotën e tij të ndërmerrte udhëtime në anë të anës së oqeanit?! (Sepse për fuqi fluturuese apo për të thyer forcën gravitacionale për të dalë jashtë orbitës së tokës as që bëhej fjalë aso kohe). Padyshim, Skënderbeu ynë i ka ditur disa nga këto shkelje të rrezikshme që pretendonte Mehmeti II, prandaj ia rikujton Mehmetit faktin se ai është një njeri dhe nuk duhet të marrë atributet dhe pronat apo të pretendojë titullaturat e Zotit. Por, edhe një faktor tjetër real duhet të ketë ndikuar, në shtirjen e bllofin e Mehmetit II, si mashtrues. Në shek XV në Evropë po shtoheshin e po zienin diskutimet për tokën sferike kundra tokës së sheshtë. Këto diskutime ishin prezente edhe në disa literatura të dijetarëve arabë. Realisht në këto diskutime evropiane fillimisht nuk shihej ndonjë mundësi kolosale për të përfituar toka të reja të panjohura, por llogaritej për ti dalë me krahëmarrje detare botës turko-arabe, për ti marrë tregjet e Indisë, Azisë Qendrore e Kinës. Kështu ka shumë mundësi që këto diskutime jo vetëm të kishin rënë në veshin e admiralëve të flotës turke, por edhe

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›