E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobitën policin, në pranga 2 persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për gjobëvënie.

Kristian Suti dhe Gjergj Pëllumbi, sipas policisë, u kapën në flagrancë teksa merrnin paratë e gjobvënies ndaj shtetasit R.H. Ky i fundit ishte punonjës i policisë bashkiake Shkodër.

Shuma e gjobës ndaj punonjësit të Bashkisë ishte në shumë e 500 lekëve. Nga të dhënat e policisë rezulton se dy shtetasit e ndaluar janë me precedent të mëparshëm penal.

Suti dhe Pëllumbi kanë qenë të dënuar më parë për trafik narkotikësh dhe vjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›