Presidenti i ri, Berisha takohet sot me Dulen
Negociatat për kreun e ri të shteti do të vazhdojnë sot me një takim të kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PBDNJ-së. Vangjel Dule. Siç mësohet, takimi me Berishës dhe Dules do të zhvillohet në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është takuar më parë edhe me të vetëofruarin kandidat për president, Fatos Nano, duke i dhëhë mbështetje këtij të fundit.
Një ditë më parë negociatorët e maxhorancës, Astrit patozi dhe Edmond Spaho u takuan me të deleguarit e Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri.
Takimi mori një rrjedhë tjetër pasi PS paraqiti një platformë katërpikëshe për një tryezë me partitë parlamentare. Ndërsa po i afrohemi votimit të parë në parlament, më 30 maj, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri ende nuk ka hyrë në fazën e emrave konkret.
