E Shtunë, 31 Tetor 2026

iPhonat e Jevtiqit

Ecin në hap me botën e teknologjisë. Punonjësit e Qeverisë së Kosovës po vazhdojnë t’i ndjekin modelet e reja të aparateve telefonike.

Së fundmi shpenzime për këtë punë është duke bërë Ministria për Komunitete dhe Kthim e udhëhequr nga ministri Dalibor Jevtiq.

Kjo ministri nga muaji shkurt e deri tani ka shpallë tre tender radhazi për telefona. Vlera e tyre kap shumën e mbi 5 mijë eurove. Derisa, në një rast kjo ministri ka paguar vetëm për tre telefona 2 mijë e 230 euro, e që i bie 743 euro për një telefon, shkruan Tribuna

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim nuk kanë treguar arsyen e blerjes dhe markën e këqyre telefonave, por gazeta ka mësuar se marka e tyre është iPhone 5.

E, furnizimin me këta telefona, ministri ia ka besuar tre tenderët kompanisë “Qendra” nga Prishtina. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›