'iPhone 5 triumfues ndaj Samsung Galaxy S III'

Konsumatorët duhet të presin për iPhone 5, sepse ai do ta turpëroj Samsung “Galaxy S III”, raportoi Focus Taiwan duke cituar deklaratat e shefit ekzekutiv të Foxconn, që i kishte bërë gjatë kësaj jave.
Është ndoshta e sigurt të thuhet që Guo nuk morri dritën jeshile nga autoritetet e ndërmarrjes Apple për të folur për modelin e ardhshëm të pajisjes iPhone. Ai nuk tregoi hollësi rreth asaj se pse iPhone 5 do të jetë më i mirë se Galaxy S III.
Por ai foli rreth marrëdhënies së re të bërë mes prodhuesit të paraqitjes Sharp i cili do të jetë i përfshirë në furnizimin e pajisjes iPhone me komponentë.
Gjatë muajit mars, Foxconn – që grumbullon produktet e Apple – u bë aksionari më i madh i vetëm në Sharp pasiqë kishte blerë 10 përqind të aksioneve të ndërmarrjes japoneze për rreth 800 milionë dollarë.
Guo tha që Sharp me pajisjet e prodhuara në qytetin Sakai, do t’i japë Foxconn një kryesim prej tri vitesh në Samsung.
“Me fuqitë prodhuese dhe reklamuese [të Foxconn] dhe teknologjitë kyçe të Sharp, dyshja do të jetë në gjendje të mposhtë rivalin e vet kryesor,” thuhet në raportin e Focus Taiwan. (PCWorld Albanian)