Medvedev mbështet “luftën e Serbisë për Kosovën”

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë në fushën e infrastrukturës dhe të investimeve kapitale.
Gjatë bisedimeve në margjinat e Samitit për Zhvillim në Rio de Janeiro, Medvedev po ashtu i ka thënë presidentit serb, Tomislav Nikolic, se Moska mbështet luftën e Serbisë për “mbrojtjen e integritetit territorial dhe të drejtave të serbëve në Kosovë”, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Siaps kësaj agjencie, presidenti serb e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen dhe ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.