E Diel, 1 Nëntor 2026

Çifti homoseksual adoptime rekord, marrin 12 fëmijë

PHOENIX- Donin nje familje te madhe dhe i bene gjerat si donin. Pavaresisht gjithe veshtiresive, nje cift gay  Roger e Steven Ham kane mundur te adoptojne 12 femije, duke bere keshtu familjen e tyre te madhe.

Femijet i therrasin prinderit  Daddy e Papa dhe te gjithe bashke jetojne ne nje shtepi te vogel.

Historine e tyre e kane treguar per Daily Mail , e cila me teper se nje gje reale ngjan me nje film.

Ata theksojne se ne Arizona ishte e veshtire per homoseksualet te adoptojne femije dhe e drejta e marteses mes tyre eshte miratuar me  56% te votave.

Roger e Steve kane pritur me durim 10 vite per te adoptuar nje nga gjithe femijet qe donin. Te dy te rritur ne familje te medha, Steven ishte me i vogli nga 16 femijet, kurse Rogeri i 12-ti.

Historia e tyre nisi ne nje bar ne Reno, ku Roger punonte dhe Steven ishte nje klient i perhershem. U dashuruan qe ne takimin e pare ne 1993  dhe kishin goxha kohe bashke kur vendosen te adoptonin femijen e pare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›