E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti i vetëm në krizë

23/03/10 00:21

Çifti i vetëm aktual në shtëpinë e BB janë në gjëndje krize mes njëri-tjetrit pas disa debateve të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve, ku si gjithmonë debatet zhllohen për marrëdhëniet e secilit prej tyre me Oltën. Bertina është e mërzitur nga kërkesat e vazhdueshme të Erionit për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Oltës. Mërzitja i shtohet akoma dhe më shumë nga sjellja dhe afrimiteti që Erioni ka me Oltës. Provokimet dhe ironitë e vazhdueshme të Oltës kanë bërë që Bertina ti kërkonte Erionit që të ndryshojë qëndrimin ndaj saj, por Erioni vashdon ta konsiderojë një mike të mirë Oltën brenda shtëpisë. Kështu të dy rrinë të mërzitur gjatë gjithë kohës. Erioni përpiqet që të bisedojë me Bertinën duke i kërkuar që ajo të sqarohet për qëndrimin që po mban ndaj atij. Bertina i thotë se ndjehet e zhgënjyer nga Erioni sepse besoi më shumë se çduhej tek ai. Erioni e pyet se në çfarë pikash është e zhgënjyer nga ai dhe Bertina i thotë se ai e kritikon gjatë gjithë kohës në forma të papëlqyera për të. Erioni i thotë se nga fjalët e saj ai po kupton se ajo nuk ka nevojë për mendimet dhe këshillat e tij. Atëherë nuk ke më nevojë për mua i thotë Erioni dhe Bertina i përgjigjet se nuk është kjo ajo që donte të thoshte ajo dhe ky është një tjetër problem midis tyre, pasi sipas saj Erioni i kupton gjërat seç ai do dhe jo si kërkon që tia thotë Bertina. Më pas Erioni largohet ndërsa aty vjen Edi. Bertina vazhdon të bisedojë me Edin duke i shpjeguar mërzitjen e saj. Ajo i thotë Edit se më shumë e vrasin veprimet e Erionit sesa ato të Oltës. Edi mundohet që ta qëtësojë duke i thënë që ajo ti marrë gjërat më qetë sepse edhe pse mund të ketë të drejtë, do të jetë pikërisht ajo personi që do të vuaj më shumë nga situata të tilla që po krijohen vazhdimisht. Pas disa minutash ata bashkohen në sallon me pjesën tjetër të banorëve dhe gjatë gjithë kohës Erioni dhe Bertina komunikojnë me ironi ndaj njëri-tjetrit, çka tërheq edhe vëmendjen e banorëve të tjerë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›