E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Rikonstruktuam akset nga veriu ne jug te cilat kishin 7 dekada po u vene dore

11-09-2010 / Leonard Quku

Ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi ben te ditur se te tjera fonde per infrastrukturen presin te zbatohen vitin e ardhshem

Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi flet per ndertimin e rrugeve ne vend te atyre qe zbresin drejt plazheve akset kombetare dhe rruget rurale te cilat vazhdojne te mbeten objektivat e qeverise. Olldashi deklaroi se miliona leke jane derdhur vetem per modernizimin e rrugeve dhe bumi turistik i ketij viti eshte pikerisht rezultat i politikave te efektshme te qeverise per te modernizuar cdo segment qe te con ne det. Ministri i Puneve Publike thote gjithashtu se edhe per vitin e ardhshem qeveria Berisha do te ndjeke te njejten politike ate te ndertimit te rrugeve ne te gjithe vendin ku prioritet kete here do kene rruget drejt maleve

Rruget qe te cojne drejt bregdetit shqiptar jane thuajse te rikonstrukturara plotesisht. 2010-ta do te ishte nje vit deciziv per shtrimin dhe asfaltimin e rrugeve. Kushdo mund te udhetoje drejt plazheve shqiptare pa qene nevoja te kaloje neper terrene te veshtira dhe ne kushte te renda infrastrukturore. Investimet ne rruget e vendit jane rritur ndjeshem gjate viteve te fundit cka tregon qarte se infrastruktura rrugore ka qene nje nga prioritetet e qeverise shqiptare.
Ministri i Puneve Publike dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi u shpreh se nga veriu ne jug nga Shkodra ne Sarande jane ndertuar rruget mbi te cilat nuk eshte vene dore prej 7 dekadash me radhe.
Nese ka nje ndikim te infrastruktures kete vit ne rritjen e numrit te turisteve patjeter qe vjen si rezultat zbatimit te nje strategjie shume te qarte qe ka nisur qeveria porsa i perket rrugeve qe lidhin akset tona rurale me bregdetin kryesisht aksin veri-jug pra Shkoder-Vlore me rruget qe te cojne drejt bregdetit. Pasi perfunduam segmentin e bregut ne kemi ndertuar gjate viteve te fundit te gjitha rruget qe te cojne drejt detit. Nder to eshte rruga e Palases 2.3 km me 81 milione leke rruga e Dhermiut 1.4 km dhe me nje vlere prej 66 milione leke rruga e plazhit te Kallamit 3 km dhe me vlere 112 milione leke rruga e Kakomese 4 km me vlere prej 132 milione leke rruga e plazhit te Potamit e cila eshte thuajse 500 m dhe me vlere 40 milione leke rruga e Jales 5 km dhe me kosto prej 275 milione leke rruga e plazhit te Livadhit 2 km dhe me kosto prej 124 milione leke rruga e Lukoves 3.6 km investim ky prej 142 milione u shpreh ministri i Puneve Publike Olldashi.
Per Olldashi koha nuk premton per te ndertuar cdo rruge nga e para por eshte e mjaftueshme per te ndermarre sipermarrjet e nevojshme ne infrastrukture dhe sidomos ne ato akse te trasheguara nga e kaluara komuniste.
Olldashi theksoi dhe njehere se qeveria do vazhdoje zbatimin e strategjise se saj per ndertimin e rrugeve dhe daljen e tyre drejt detit.
Investimet jane te shumta kryesisht ne zonen e bregdetit jonian. Rruga nga Llogaraja deri ne Sarande kishte 70 vjet qe nuk ishte vene dore. Ka rruge te tjera te cilat nuk kane qene kurre te asfaltuara sic eshte rruga e Spillese rruga e Divjakes e plazheve te bregut sic eshte ajo e Jales e Dhermiut. Ne inventarin tone kane mbetur shume pak segmente ku nuk eshte filluar puna per modernizimin e infrastruktures deklaroi Olldashi.
Ministri Olldashi pranon se jane bere investimet kolosale per ndertimin e infrastruktures rrugore.
Ne jemi duke investuar ne te gjitha rruget e akseve kombetare nderkohe qe nuk ngelen pas as ato rurale. Ne zonen e Fierit po behen investimet per ta lidhur me plazhet dhe zonen e Adriatikut. Eumlshte rruga e Divjakes e cila eshte ne perfundim e siper me 70 milione leke eshte rruga e Spillese qe ka mbaruar me nje kosto prej 350 milione leke. Eumlshte rruga e Bashtoves qe ka kushtuar 894 milione leke. Ka perfunduar rruga Lezhe- Shengjin e cila ka qene ne operim gjate ketij viti dhe ka kushtuar 375 milione leke. Rruga e Gjirit te Lalzit e ndertuar nga e para ka kushtuar 870 milione leke. Eumlshte rruga Tale-Lezhe edhe kjo teresisht e perfunduar me nje kosto prej 153 milione leke. Rruga e plazhit te Patokut 452 milione leke. Dhe rruga e Velipojes qe mbaroi vitin qe shkoi me nje kosto prej 250 mln leke. Miliarda leke te hedhura ne infrastrukturen qe lidh plazhet me akset kombetare. Kjo ka bere qe pushuesit qe kane vizituar Shqiperine kete vit por edhe shqiptaret te cilet kane kaluar pushimet ne vendin e tyre te gjejne nje infrastrukture rrugore te gatshme tha ministri Olldashi.
Aksidentet automobilistike kane rezultuar se jane shkaktuar nga mungesa e sinjalistikes ndersa ka pasur zera skeptikesh se rruget jane ndertuar pa ofruar sinjalistiken e nevojshme. Ministri Olldashi mohon spekulimin duke deklaruar se ne pjesen me te madhe te rasteve sinjalistika ka degraduar nga dora e njeriut.
Marrim rrugen Lushnje-Fier p.sh diten e pare kur eshte celur kjo rruge ka qene nje model jashtezakonisht i mire i sinjalistikes i cili dite per dite po degradon po degradon nga vepra apo nga dora e njeriut tha Olldashi.
Ministri Olldashi thote se te tjera fonde per infrastrukturen presin te zbatohen vitin e ardhshem.
Ne dijenine time Fondi Shqiptar i Zhvillimit eshte duke financuar tani me ne zona me zhvillim turistik eshte duke financuar infrastrukturen e brendshme pra rruget dhe rrugicat brenda zonave urbane te bregdetit. Punet nuk mbarojne kurre por do te thote qe keto dy vite ne drejtim te rrugeve turistike eshte bere jashtezakonisht shume dhe ajo qe une i referohem jane vetem rruget turistike drejt detit por jane edhe nje numer rrugesh turistike qe shkojne drejt malit. Jam i bindur qe sezoni i ardhshem turistik do ti gjeje te gjitha keto zona turistike te cilat i permenda me nje infrastrukture akoma edhe me te mire jo vetem rrugore por edhe ne drejtime te tjera. Jane investime te medha qe parashikohen ne uje ne pastrimin e mbetjeve urbane dhe kanalizimet e ujerave te zeza. Pra cdo vit ne i ofrojme shqiptareve dhe jo shqiptareve qe vijne per te kaluar pushimet ne Shqiperi kushte moderne ne infrastrukture dhe gjithcka theksoi me tej ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi.
Po te rikthemi pak ne kohe nje lajm madheshtor per shqiptaret ishte ndertimi i rruges se Kombit Durres-Kukes-Morine. Kritizeret kesaj here ishin nga grupi i politikaneve qe prej 8 vite ne qeverisje bene shume pak ne drejtim te permiresimit te infrastruktures rrugore ne Shqiperi.
Une nuk jam mundur te jem transparent une kam qene plotesisht transparent. Jo veten une por edhe te gjitha strukturat e qeverise qe kane pasur lidhje me kete proces ndajne te njejtin qendrim. I vetmi proces qe ka qene transparent dhe i bere publik nga A-ja deri tek Zh-ja eshte procesi qe lidhet me rruge. Dhe jo jo se ishin disa media qe anatemuan rrugen por per shkak se ishin disa politikane qe e bene nje gje te tille dhe mediat qe reflektonin opinionin e politikaneve deklaroi ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi.
Ai ritheksoi se edhe per vitin e ardhshem ate 2011-te infrastruktura rrugore dhe modernizimi i saj eshte nje prej objektivave te qeverise. Kjo lidhet ngushte edhe me faktin se bumi turistik per sezonin e ardhshem parashikohet te jete akoma edhe me i madh se viti qe po leme pas.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›