E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiklizëm, Jaha fiton etapën e dytë

çiklisti nga Shqipëria, Xhevahir Jaha, ka fituar etapën e dytë të garës së dhjetë ndërkombëtare "Rrethi i Kosovës", të mbajtur të premten në relacionin Pejë – Klinë – Gjakovë - Prizren. Shtegu ishte i gjatë 98 kilometra, ndërsa çiklisti i ekipit Apolonia këtë distancë e kaloi për dy orë, dy minuta e 30 sekonda. Vendi i dytë i takoi çiklistit të Tiranës, Besmir Banushi me kohë prej 2,02.30, ndërsa i treti përfundoi gjermani Karsten Keunecke, që prin në renditjen e përgjithshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›