Policia kroate sekuestroi 88 kilogramë heroinë

Zagreb, 14 gusht - Policia kroate sekuestroi 88.6 kilogramë heroinë në vendkalimin kufitar Bajakovo.
Droga është gjetur në bagazhin e automjetit furgon me targa holandeze i drejtuar nga një shtetas holandez me origjinë turke.
Krahas heroinës, në automjet janë gjetur edhe mijëra kuti cigare Marlboro dhe 180 kuti Dunhil.
Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për sasinë më të madhe deri tani të drogës që është zbuluar në këtë vendkalim kufitar, midis Kroacisë dhe Serbisë