E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet oferta e Realit për Ozil?


Sytë e të gjithë adhuruesve të futbollit ishin të përqëndruar në ndeshjen miqësore të Real Madridit dhe Bayernit, por drejtori i Los Blancos, Jorge Valdano, preferoi që ta shfrytëzonte rastin për ta kërkuar Mesut Ozil.

Valdano në pushim të pjesës së parë u prononcua për televizionin publik ZDF, ku ka pranuar interesimin për supertalentin gjerman.

"Po, ne kemi bërë një ofertë për të", theksoi Valdano.

Sidoqoftë, përgjigja e drejtorit sportiv të Werderit, Klaus Allofs, ishte tejet e shpejtë, duke aluduar kështu se oferta e Realit ishte e vogël.

"Nuk ia vlen të negociohet", ka thënë Allofs.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›