Çiklizëm, gjermani Keunecke fiton etapën e parë

Prishtinë, 13 gusht - çiklisti gjerman Karsten Keunecke ka fituar etapën e parë të garës së dhjetë ndërkombëtare "Rrethi i Kosovës". Etapa e parë u zhvillua të enjten në relacionin Prishtinë – Mitrovicë - Pejë. Shtegu ishte i gjatë 115 kilometra. Këtë distancë çiklisti i klubit “ProfiLine” e kaloi për 2 orë, 16 minuta e 43 sekonda. I dyti doli reprezentuesi i Kosovës, Alban Delija, që pati kohë prej 2,18.40.