E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rep këngëtari Ne-Yo me album për Michael Jackson

Los Angeles, 13 gusht - Rep këngëtari Ne-Yo thuhet se është duke shpresuar që ta bindë familjen Jackson për të incizuar një album që ekskluzivisht do t’i dedikohej mbretit të pop muzikës, Michael Jackson. Krijuesit të hitit “Beatiful Monster” i është kërkuar nga Michael Jackson që të krijojë një album, pak para se ai të vdiste në qershor të vitit 2009, ndërsa tani po shpreson që ta bindë familjen Jackson që të lejojë regjistrimin e albumit në fjalë. “Unë kam menduar se çfarë të bëj me këto këngë. Nuk mund t’ia jap ato çdokujt, për arsye se ato janë të shkruara për Michaelin, kjo do të ishte mos respektuese. Kështu që, nëse do të mund ta bashkoja Janet Jackson dhe vëllezërit e tjerë për të bërë një tribut të përbashkët, atëherë kjo do ishte një ide e mrekullueshme”, ka thënë Ne-Yo, duke shtuar se janë gjithsej 10 këngë të zgjedhura nga vetë ikona e ndjerë e popit, të cilat nuk mund t’i lansojë pa pyetur familjen, pavarësisht faktit se bëhet fjalë për muzikë të cilësisë së lartë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›